Lajme

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

THIRRJE PËR APLIKIM

01 Prill 2015

THIRRJE PËR APLIKIM

Për punë praktike tre mujore në Zyrën për Informim Publik të Gjykatës Themelore të Prizrenit

Gjykata Themelore e Prizrenit, Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” dhe OJQ EC Ma Ndryshe kanë themeluar Programin e Praktikantëve për Marrëdhëniet Publike për t’i ofruar ndihmë Zyrës për Informim Publik të Gjykatës Themelore të Prizrenit. Partnerët nënshkrues të dokumentit të bashkëpunimit për realizimin e këtij Programi kanë kënaqësinë që të shpallin thirrjen e parë për aplikim për studentët e Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”. Programi i praktikantëve është i hapur për studentët e Universitetit të Prizrenit (të gjitha drejtimet) të interesuar për të marrë njohuri dhe përvoja të reja dhe kontribuuar në punën e Gjykatës Themelore të Prizrenit. Në zbatimin e Programit të praktikantëve do të angazhohen: Gjykata Themelore e Prizrenit – Zyra për Informim Publik, Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” dhe organizata EC Ma Ndryshe.

Përshkrimi i punës praktike Praktikantët e zgjedhur do të asistojnë në punën e Zyrës për Informim Publik të Gjykatës Themelore të Prizrenit dhe gjatë tre muajve të angazhimit, ata do të jenë pjesë e këtyre veprimeve:

- përpilimi dhe publikimi i buletinit informativ të Gjykatës,

- monitorimi i mediave,

- mirëmbajtja e faqeve të medias sociale (Facebook, Twitter, etj.),

- përpilimi i materialeve informative të Gjykatës, - përkthimi i materialeve, - organizimi i ngjarjeve publike të Gjykatës dhe veprime të tjera që do të caktohen nga Zyrtari për Informim i Gjykatës dhe stafi mbikëqyrës në EC Ma Ndryshe. OJQ EC Ma Ndryshe ~ Saraqët, Nr. 5 – Prizren ~ Bulevardi Nënë Tereza, H 30 B 1, Nr. 5 - Prishtinë www.ecmandryshe.org ~ [email protected] ~ 038 244 967 & 029 222 771

 

Gjatë angazhimit të tyre, praktikantët do të mbikëqyren nga stafi i EC Ma Ndryshe dhe Zyra për Informim Publik e Gjykatës. Kohëzgjatja e praktikës Një cikël i punës praktike zgjat tre muaj dhe me mundësi vazhdimi edhe për tre muaj shtesë. Për secilin cikël tre-mujor të punës praktike do të përzgjedhen një ose dy studentë të Universitetit të Prizrenit. Pas përfundimit të programit për marrëdhëniet publike, praktikantët do të pajisen me dëshmi përkatëse, për pjesëmarrje në këtë program. Zyrat dhe orari i praktikës Praktikantët do të jenë të vendosur në zyret e EC Ma Ndryshe në Prizren dhe do të kenë vizita të rregullta në zyret e Gjykatës Themelore të Prizrenit. Praktikantët do të punojnë me orar të përgjysmuar, çdo ditë pune deri në katër orë në ditë. Kriteret minimale Për t’u kualifikuar për programin e praktikantëve për marrëdhëniet publike, kandidati ideal duhet t’i ketë këto kualifikime:

- Aftësi të mira shkrimi në gjuhën shqipe,

- Njohuri solide mbi sistemin gjyqësor të Kosovës,

- Aftësi të mira komunikimi dhe ndër-personale,

- Njohje sodile të fushës së marrëdhënieve publike,

- Njohja e gjuhëve të tjera lokale të Prizrenit dhe e gjuhës angleze është përparësi,

- Shkathtësi në përdorimin e programeve kompjuterike dhe mediave sociale,

- Qasje kreative për krijimin e produkteve dhe mjeteve të reja të komunikimit me publikun,

 

Aplikoni

Për të aplikuar, ju lutem dërgoni CV-në tuaj dhe plotësoni formën e aplikimit që gjendet në web-faqen e organizatës www.ecmandryshe.org, brenda linkut Konkurs. Formën e plotësuar duhet të dërgoni në adresën [email protected], me subject “Aplikim për Programin e Praktikës”. Shqyrtimin e aplikacioneve do të bëj një panel i përbashkët mes tri palëve të përfshira, ndërsa mund të parashihen edhe intervista me aplikantë. Afati i fundit për aplikim është deri më 12 Prill 2015.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas