Urimi i Rektorit Vataj për Pashkët
05 Prill 2015
Urimi i Rektorit Vataj për Pashkët
Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, të gjithë besimtarëve të krishterë u uron Pashkët.
Në besimin e krishterë Pashka është kohë e festimit të fitores së jetës mbi vdekjen dhe pajtimit të njeriut me Perëndinë.
Në këtë ditë të rëndësishme lutem që në familjet tuaja të mbretëron paqja, lumturia, mirëqenia e prosperiteti.
Me nderime,
Prof. Dr. Ramë Vataj
