Konkurs për ndarjen e bursave universitare për vitin akademik 2014-2015
16 Prill 2015Këshilli Drejtues në mbledhjen e mbajtur më datën 15.04.2015, mori vendim që të shpall:
K O N K U R S
Për ndarjen e bursave universitare për vitin akademik 2014/2015
I
Bursa universitare ndahen për studentët e studimeve themelore (bachelor). Për fitimin e bursës universitare studentët duhet t’i plotësojnë këto kushte:
a) Të jenë studentë të rregullt të fakulteteve të Universitetit të Prizrenit;
b) Të jenë studentë të vitit të dytë, të tretë dhe katërt të cilët nuk kanë humbur asnjë vit akademik;
c) Të kenë notë mesatare të studimeve më së paku 9.00 (nëntë pikë zero) e mbi.
d) T’i kenë dhënë të gjitha provimet e vitit paraprak përkatës të studimeve në afatin e shtatorit;
e) Lartësia e pagesës së bursës do të përcaktohet me vendim të veçantë të Këshillit Drejtues
II
Studentët të cilët i plotësojnë kushtet nga pika një (I) e këtij konkursi duhet t’i paraqesin këto dokumente:
1. Certifikatën e vitit të regjistruar akademik 2014/2015, duke e cekur:
a) se është student i vitit të dytë,të tretë apo të katërt;
b) se i ka dhënë të gjitha provimet e vitit paraprak në afatin e shtatorit,
c) notën mesatare gjatë studimeve
d) se nuk ka vit të përsëritur gjatë studimeve dhe
2. Certifikatën e provimeve të dhëna me datat e dhënies së provimeve.
3. Fletëparaqitja për aplikim dhe informatat shtesë merren në zyrën nr.308
Këshilli Drejtues i UPZ-së, do ta emërojë Komisionin për ndarjen e bursave prej 3 anëtarësh nga Universiteti i Prizrenit “ Ukshin Hoti”.
Lartësia e bursës do të caktohet varësisht nga buxheti i Universitetit të Prizrenit “ Ukshin Hoti” dhe numrit të studentëve që i plotësojnë kushtet për fitimin e bursës universitare.
Studentët bursistë do ta gëzojnë këtë të drejtë për vitin akademik 2014-2015.
Dokumentet e kompletuara paraqiten në zyrën nr. 308 Afati i paraqitjes zgjat prej datës 16.04.2015 e deri më 01.05.2015
Konkursi do të publikohet në tabelat e shpalljeve të UPZ-së, si dhe në ueb-faqen e Universitetit:
www.uni-prizren.com
Konkurs per ndarjen e bursave per Student 2014-2015
Fleteparaqitje per burse universitare
