NJOFTIM
18 Maj 2015
Të nderuar studentë, mësimdhënës dhe ju dashamirës të shkencës. Fakulteti i Filologjisë në Prizren do të organizon disa ligjërata të hapura me disa profesorë të ftuar.
Të nderuar jeni të ftuar të merrni pjesë në këto ligjërata të hapura.
Ligjëratat do të organizohen, si:
1. Më 19.5.2015, në ora 11:00 ligjëron Prof.dr.Simon Edwards nga Universiteti Roehempton të Londrës.
Tema: Poezia (dhe drama angleze)
2. Më 19.5.2015, në ora 12:00 ligjëron Prof.dr.Refik Kadija nga Universiteti i Tiranës.
Tema: Drama (dhe poezia angleze)
3. Më 22.5.2015, në ora 11:00 ligjëron Prof.dr.Mark Marku nga Universiteti i Tiranës.
Tema: Etika e re e edukimit në kushtet e teknologjive të reja të komunikimit.
Ligjëratat organizohen në amfiteatrin e Fakultetit Ekonomik, Prizren.
Këshilli organizativ ju uron mirëseardhje.
