Lajme

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

NJOFTIM

25 Maj 2015

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës në bazë të  Marrëveshjës së Mirëkuptimit me Kolegjin Amerikan të Thessalonikit (ACT)-Greqi, , shpall :

KONKURS

Për ndarjën e bursave universitare për vitin akademik 2015/2016

Kolegji Amerikan iThesalonikit ACT- Greqi ofron 15 bursa për studentët nga Kosova për studime Bachelor dhe studime Master (MBA ), duke filluar nga viti akademik 2015/2016.

VLERA E BURSAVE

Ofrohen  tri bursa(3 ) me mbulesë të 70 % të taksave të studimit ( tuition fees ) për programim Bachelor. Taksa për nivelin Bachelor për vit akademik është 8,200.00 €. Studentët të cilët e fitojnë këtë lloj burse do të paguajnë vetëm 30% të kësaj shume. Shpenzimet tjera ( akomodimi, ushqimi, librat etj.) do të mbulohen nga vet studenti. Studimet për nivelin Bachelor në ACT zgjasin katër ( 4) vite.

Ofrohen  shtatë bursa ( 7 ) bursa me mbulesë të 50 % të taksave të studimit për nivelin Bachelor. Taksa e nivelit BA është 8,200.00 € për vit akademik. Studentët të cilët fitojnë këtë lloj burse do të paguajnë vetëm 50 % të kësaj shume. Shpenzimet tjera ( akomodimi, ushqimi, librat etj.) do të mbulohen nga vet studenti. Studimet për nivelin Bachelor në ACT zgjasin katër ( 4) vite.

Ofron pesë ( 5 ) bursa në mbulesë të 60% të taksave të studimit për nivelin Master ( MBA).Taksa e studimit për nivelin Master në ATC është 12,960.00 € për vit akademik. Studentët të cilët fitojnë këtë burse do të paguajnë vetëm 40% të kësaj shume. Shpenzimet tjera ( akomodimi, ushqimi, librat etj.) do të mbulohen nga vet studenti. Studimet për nivelin Master ( MBA ) në ACT zgjasin një ( 1) vit si program I rregullt, dhe dy ( 2 ) vite si program me korrespodencë.

VLERËSIMI I APLIKACIONEVE

Aplikacionet do të vlerësohen bazuar në:

- Kompletimin e dokumentacionit relevant

- Letrës së motivimit

- Notës Mesatare gjatë studimeve paraprake

- Rezultateve të testit në gjuhën angleze (MASHT dhe ACT do të organizojnë një test të gjuhës angleze)

Programet e Studimit të ofruara për Bursa  në Kolegjin Amerikan të Thessalonikit  janë:

Programet në nivelin Bachelor

Administrim Biznesi ( Business Administration)

• Financa

• Biznesi Ndërkombëtar

• Menaxhment

• Marketing

Teknologjia e Informacionit ( Information Technology)

• Biznesi dhe Përllogaritja

• Media Elektronike

• Zhvillimi I Webit

Marrëdhëniet Ndërkombëtare

• Studime Ballkanike dhe Evropiane

• Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare

Gjuhë Angleze

• Gjuha dhe Letërsia

• Komunikim dhe Media

Programet në Nivelin Master( MBA ):

Administrim Biznesi

• Banka dhe Financa

• Ndërmarrësi

• Menaxhment

• Marketing digjital Era

DOKUMETET E NEVOJSHME PËR PJESËMARRJE NË KONKURSIN PËR BURSA

Për Nivelin Bachelor:

1. Aplikacioni online  për bursa mund të shkarkohet në këtë link dhe të plotësohet online:  http://admissions.act.edu/

 

Aplikacioni financiar  : http://www.act.edu/financial_aid/finaid.jsp?par=FINAID2

( te dy aplikacionet me larte duhet te plotesohen patjetër)

2. CV

3. Për nxënësit të cilët përfunojnë Shkollimin e Lartë duhet ti sjellin kopjet e dëftesave te viteve paraprake , kurse Diploma të bashkangjitet pas përfundimit të shkollimit. D.m.th. vërtetimi ( deftesat )I notave të klases se 10, 11,12 dhe diploma mbas marrjes se saj. Ata qe nuk kane përfunduar notat vitin e fundit te shkollimit dhe ende nuk kanë deftesë  duhet ta sjellin nje raport nga shkolla per notat e vitit te fundit.

4. Certifikatë të nivelit C1 të gj.angleze ( ata qe nuk kanë do ti nënshtrohen testit te gj.angleze nga ACT )

5. Vërtetim të gjendjës financiare të të ardhurave të prindërve, për 12 muajt e fundit.

6. Kopje të pasaportës valide.

7. Një foto të vogël

8. Në deklaratë personale qe shpjegoni qartë në detaje situatën e juaj finaciare ne familjen e juaj.

9. Të gjitha dokumentet duhet të jenë të përkthyera në gjuhën angleze, gjithashtu kopjet e dëftesave duhet të jenë të vërtetuara në Komunë, dhe të përkthyera nga Përkthyes gjyqësor.

10. Preferohet dokumentacion shtesë nëse keni ndonjë dëshmi-Çertifikatë të cilat ju ndihmojnë për fitimin e burses.

Aplikacionet plotësohen online në linqet e cekura  më lartë , kurse dokumentet tjera dorëzohen nëpërmes Arhivës së Ministrisë.

Për nivelin MASTER:

1. Aplikacioni online  për bursa mund të shkarkohet në këtë link dhe të plotësohet online:   http://admissions.act.edu/

2. Aplikacioni financiar : http://www.act.edu/financial_aid/finaid.jsp?par=FINAID2

( aplikacionet me lartë jane te obliguara te plotesohen )

3. Diploma apo Certifikata e diplomimit dhe transkripta zyrtare e notave të provimeve të dhëna gjatë studimeve

4. Vërtetim të gjendjës financiare të të ardhurave të prindërve, apo të punësimit tuaj nëse jeni të punësuar për 12 muajt  e fundit.

5. Certifikatë të nivelit C1 të gj.angleze ( ata qe nuk kanë do ti nënshtrohen testit te gj.angleze nga ACT )

6. CV

7. Kopje të letërnjoftimit dhe pasaportës.

8. Një foto

9. 2 Letër rekomandime

10. Një deklaratë personale që shpjegoni qartë situatën e juaj financiare ne familje.

11. Të gjitha dokumentet duhet të jenë të përkthyera në gjuhën angleze, gjithashtu nese janë kopje duhet të jenë të vërtetuara në Komunë, dhe të përkthyera nga Përkthyes gjyqësor.

12. Preferohet dokumentacion shtesë nëse keni ndonjë dëshmi-Çertifikatë të cilat ju ndihmojnë për fitimin e burses.

Aplikacionet plotësohen online në linqet e cekura me lartë, kurse dokumentet tjera dorëzohen nëpërmes Arhivës së Ministrisë.

Aplikuesit do ti nënshtrohen testit të gjuhës angleze dhe për këtë ata do të njoftohen me kohë.

 

KJO VLENË VETËM PËR ATA TË CILËT DO TA FITOJNË BURSËN:

Për studentët të cilët do të fitojnë bursën do të jenë të barabartë dhe do ti gëzojnë te njejtat privilegje dhe përgjegjësi si të gjithë studentet tjerë në ACT.

 

Afati i Aplikimit –afati I fundit për aplikim është 12.06.2015 nga ora 09.00-16.00

 

Aplikacionet - mund të shkarkohen në Webfaqe të Ministrisë së Arsimit , Shkencës dhe Teknologjisë - http://www.masht-gov.net,  në  ikonën APLIKO PËR BURSË , apo mund t’i merrni informatat në katin e III- zyra 301, tek Znj. Shpresa Mehmeti - Qendra për Bashkëpunim Ndërkombëtar- MASHT.

 

Të gjitha dokumentet e kompletuara duhet të futen në zarf të mbyllur dhe të dorëzohen në Arhivën e MASHT-kati I  nr.4 – rr. Agim Ramadani p.n. 10000 Prishtinë - Kosovë. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të fundit për aplikim , nuk merren ne shqyrtim

Dokumentacioni I dorëzuar nuk kthehet prap, pra mbetet në zyrat e Arhivës.

 

Për çdo informacion shtesë mund të kontaktoni  :

Shpresa Mehmeti-Zyrtare në QKBNASHT- MASHT

Tel:  038 211 924 dhe email adresa: [email protected]

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Universiteti i Prizrenit"

Qasja - SMU (SEMS)

Qasja - SMU (SEMS)

SEMS