”Drini poetik” shtrihet edhe në UPZ
08 Qershor 2015
Më 8 dhe 9 qershor nën organizimin e Lidhjes e Shkrimtarëve të Kosovës mbahet festivali ”Drini poetik”, i cili do të zhvillohet në Prishtinë, Prizren dhe Kukës.
Më 8 qershor në Bibliotekën Kombëtare të Prishtinës, në orën 12:00, me një sesion letrar ku do të diskutohet për statusin e sotëm të shkrimtarëve hapet festivali, për të vazhduar me “Veprën e hapur”, ndërsa në orën 19:00, do të mbahet orë letrare.
Më 9 qershor ky festival do të zhvendoset në Prizren, e pastaj edhe në Kukës. Në Prizren do të mbahen dy takime letrare, kurse një mbrëmje do të mbahet në Pallatin e Kulturës në Kukës.
Në Prizren takimi do të mbahet tek sheshi i lidhjes “Ora e Lidhjes” në orën 11:00, ndërsa në orën 13:00 në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”, në Amfiteatrin e Fakultetit Ekonomik.
