Lajme

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Universiteti “Ukshin Hoti” dhe Universiteti i Zarës arrijnë marrëveshje bashkëpunimi

08 Korrik 2014

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Universiteti i Zarës së Kroacisë, kanë arritur marrëveshje për bashkëpunim në fushat akademike.

Marrëveshja përkatëse është nënshkruar nga rektorët e të dyja universiteteve, Prof. Dr. Zahadin Shemsidini, u. d. Rektor i UPZ-së dhe Prof. Dr. Ante Uglesic, Rektor i Universitetit të Zarës.

Delegacioni nga UPZ, në përbërje të u. d. Rektorit dhe Sekretaritë Përgjithshëm, z. Adem Sallauka, është pritur ngrohtësisht nga Rektori dhe Prorektori i Universitetit të Zarës të cilët kishin prejardhje arbëneshe.

Marrëveshja e Bashkëpunimit përfshinë: Shkëmbim  ndërmjet fakulteteve, studentëve dhe kërkuesve shkencor;  Bashkëpunim në kërkime shkencore, ligjërata dhe simpoziume të përbashkëta; Shkëmbim i të dhënave, dokumenteve dhe materialit kërkues në fushën e interesit të përbashkët.

Universiteti i Zarës do ta mbështet Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren dhe do ta përfshijë në projekte të përbashkëta të Bashkimit Evropian në fushën e arsimit universitar.

Gjatë kësaj vizite u arrit edhe marrëveshja që një student nga UPZ të shkoj në Zarë këtë vit për të studiuar në fushën e Arkeologjisë, ndërsa  të gjitha shpenzimet do t’i mbuloj Universiteti i Zarës.

Prizren, më: 22/05/2014

Rektorati

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Një histori e shkurtër rreth Prizrenit"

Qyteti  i Universitetit të Prizrenit

Qyteti i Universitetit të Prizrenit