Lajme

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

KONKURS

09 Korrik 2015

UNIVERSITETI I  PRIZRENIT

Shpall

KONKURS

PËR REGJISTRIMIN E STUDENTËVE NË VITIN E PARË TË STUDIMEVE, PËR VITIN AKADEMIK 2015 - 2016

Universiteti i Prizrenit, në vitin e parë të studimeve Bachelor, për vitin akademik 2015/2016, do të regjistrojë 2147 studentë nga të cilët 303 studentë nga radhët e minoriteteve: turq dhe boshnjakë, romë, ashkali dhe egjiptian, kroat.

Të drejtë konkurrimi në Universitetin e Prizrenit kanë të gjithë kandidatët të cilët e kanë përfunduar me sukses shkollën e mesme në Kosovë dhe posedojnë diplomë  për shkollimin e kryer.

Në Universitet mund të pranohen edhe studentët nga shtet e tjera, në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHT-i,  gjithsej 14 (katërmbëdhjetë studentë),

Për kandidatet me nevoja të veçanta UPZ rezervon të drejtën e pranimit.

Kandidatët jo kosovarë konsiderohen ata kandidatë që e kanë mbaruar shkollimin e mesëm jashtë Kosovës, dhe, me rastin e paraqitjes në konkurs, duhet t’i kenë të nostrifikuara dokumentet e shkollimit.

Njohja (nostrifikimi) i diplomave behët në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Secili kandidat mund të konkurrojë vetëm në një departament-drejtim. Kandidatët të cilët janë student nuk mund të riaplikojnë për ndonjë departament tjetër.

MËNYRA E PËRZGJEDHJES SË KANDIDATËVE

Kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë formularin e aplikimit ONLINE, në ueb faqen e Universitetit në këtë adresë: notimipz.uni-pr.edu/aplikimionline.aspx dhe ta printojnë aplikacionin.
Kandidatë nuk mund të dorëzojnë dokumentacionin nëse nuk plotësuar aplikacionin dhe nuk e kanë bërë pagesën.
Formulari i pagesës merret së bashku me formularin e aplikimit dhe paguhet në një nga bankat afariste të Kosovës. Dokumentacioni i kërkuar së bashku më formularin e aplikimit dhe pagesa e bërë dorëzohen në fakultetet përkatëse.

Përzgjedhja e kandidatëve bëhët sipas këtyre kritereve:

1. Për nxënësit që kanë diplomë për kryerjen e shkollës së mesme ndërsa nuk iu kanë nënshtruar provimit  të maturës, si dhe për kandidatët që konkurrojnë në Universitetin e Prizrenit, të cilët nuk e kanë kryer shkollën e mesme në Republikën e Kosovës:

Numri maksimal i pikëve sipas kritereve vijuese është 100:

  • Deri 20% të pikëve mund të arrihen nga suksesi në shkollën e mesme dhe
  • Deri 80% të pikëve mund të arrihen në provimin pranues në fakultet.

2. Për nxënësit që posedojnë diplomë për kryerjen e shkollës së mesme dhe që kanë kaluar me sukses provimin e maturës:

Numri maksimal i pikëve sipas suksesit dhe provimit pranues është 100:

 

  • Deri në 20% të pikëve mund të arrihen nga suksesi në shkollën e mesme;
  • Deri në 50% të pikëve mund të arrihen nga provimi i maturës, dhe
  • Deri në 30% të pikëve mund të arrihen në provimin pranues në fakultet

 

Secila dëftesë e shkollës së mesme të lartë vlerësohet, mbi bazën e suksesit, maksimalisht me pesë (5) pikë.

Të drejtë radhitjeje, përkatësisht pranimi kanë vetëm kandidatët që arrijnë 40% nga numri i pikëve të parapara për provim pranues.

Kandidatët të cilët nuk arrijnë 40% nga numri i pikëve të parapara për provim pranues nuk mund të pranohen edhe nëse mbeten vende të paplotësuara sipas konkursit.

Fakultetet e organizojnë mbajtjen e provimit pranues më së shumti në tri lëndë mësimore, të cilat i caktojnë vetë fakultetet.

Nëse numri i pikëve te disa kandidatë është i barabartë, zgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të suksesit të përgjithshëm nga shkolla e mesme. Nëse edhe pas kësaj do të kemi të njëjtën dukuri, merret suksesi nga lëndët e ngushta profesionale. Nëse dukuria e numrit të barabartë të pikëve përsëritet, zgjedhjen e kandidatëve (deri te numri i paraparë për regjistrim) do ta bëjë komisioni përkatës i fakultetit.

Komisionet janë të obliguara që tërë ranglistën e kandidatëve sipas pikëve t’ia dërgojnë Rektoratit të Universitetit

Me rastin e konkurrimit, kandidatët duhet t’i sjellin këto dokumente origjinale:

 

  • Certifikatën e lindjes (nuk është me rëndësi data e lëshimit të saj);
  • Kopjen e letërnjoftimit;
  • Dëftesat e të gjitha klasave të shkollës së mesme;
  • Diplomën e kryerjes së shkollës së mesme ose dëftesën e maturës, nëse ka patur provim të maturës;
  • Vendimin mbi njohjen e shkollimit jashtë vendit;
  • Pagesën prej 2.50 Є.

 

Shtetasit e huaj, që nuk e kanë mbaruar shkollimin e mesëm në gjuhën shqipe, përveç dokumenteve të lartcekura, paraqesin edhe dëshminë mbi njohjen e gjuhës shqipe.

Kandidatëve u rekomandohet që para paraqitjes në konkurs të kenë kopje të mjaftueshme të dokumenteve, sepse dokumentet origjinale nuk do të mund t’i tërheqin deri në përfundim të studimeve apo çregjistrim nga fakulteti.

AFATET E KONKURSIT

Për regjistrimin e studentëve në vitin e parë të studimeve afatet e  konkursit janë si vijon:

Paraqitja e dokumenteve zgjat prej datës 10 .07.2015 deri më  16.07.2015 ora 15:00 (dokumentacioni pranohet edhe të shtunën)

Provimi pranues do të mbahet më 21-22 .07.2015 duke filluar prej orës 9.00

Të gjithë kandidatët të cilët i nënshtrohen provimit pranues duhet ta kenë me vete një dokument shtetëror të identifikimit (Letërnjoftim, Pasaportë, Patentë Shofer).

Orari i mbajtjes së provimit pranues është si vijon:

Më  21-22.07.2015:

Në gjuhën shqipe

Nr

Data

Fakulteti

Programi

Prej

Deri

Grupi

1.

21.07.2015

Juridik

Juridik

09:00

10:00

RR+K

2.

21.07.2015

Ekonomik

Administrim Biznesi

09:00

10:00

RR+K

3.

21.07.2015

Ekonomik

Menaxhment Ndërkombëtar

10:30

11:30

RR+K

4.

21.07.2015

Filologjik

Gjuhë dhe Letërsi Angleze

09:00

10:00

5.

21.07.2015

Filologjik

Gjuhë dhe Letërsi Gjermane

10:00

11:30

6.

21.07.2015

Filologjik

Gjuhë dhe Letërsi Shqipe

10:30

11:30

7.

21.07.2015

FSHK

Dizajn Softueri

09:00

10:30

8.

21.07.2015

FSHK

TIT

09:00

10:30

9.

22.07.2015

Edukim

Program Fillor

09:00

10:00

10.

22.07.2015

Edukim

Programi Parashkollor

11:00

12:00

Ne gjuhën Turke

Nr

Data

Fakulteti

Programi

Prej

Deri

Grupi

1.

22.07.2015

Edukim

Fillor

13:00

14:00

2.

22.07.2015

Edukim

Parashkollor

13:00

14:00

3.

21.07.2015

FSHK

TIT

09:00

10:30

Ne gjuhën Boshnjake

Nr

Data

Fakulteti

Programi

Prej

Deri

Grupi

22.07.2015

Edukim

Fillor

13:00

14:00

22.07.2015

Edukim

Parashkollor

13:00

14:00

21.07.2015

FSHK

TIT

09:00

10:30

Shpallja e rezultateve të provimit pranues do të bëhet më 27.07. 2015. në ora 10.00

Kandidatët që refuzohen mund t’i paraqesin ankesë Komisionit për ankesa, me datë 27 dhe 28 korrik. Pas këtij afati ankesat nuk do të pranohen.

Ankesat do të shqyrtohen me datë 29 Korrik.

Regjistrimi i kandidatëve të pranuar do të bëhet me datë:

Nga data  31.08.2015 e deri me 04.09. 2015, prej orës 9:00 -15:00

Regjistrim të kandidatëve jashtë këtyre afateve nuk do të ketë, prandaj luten kandidatët e pranuar që t’i përmbahen afatit të theksuar më sipër.

Kandidatët e pranuar me rastin e  regjistrimit  duhet të paraqesin:

1. Fletëregjistrimin e plotësuar, i cili merret me rastin e regjistrimit;

2. Dy fotografi (formati 4.5 x 6 cm), të cilat duhet të jenë sipas normave dhe rregullave për dokumente personale;

3. Pagesa për një semestër në lartësi prej 25 € për studime të rregullta, kurse për studime  me korrespodencë është 125 €.

Pagesa bëhet në njërën prej bankave afariste me fletëpagesë, e cila merret në ueb faqen e Universitetit. Për informata më të hollësishme kandidatët mund t’i drejtohen Universitetit ose të hapin faqen e internetit: www.uni-prizren.com


I. Numri i studentëve të cilët do të pranohen në Universitetin e Prizrenit-sipas programeve është si vijon:

A. Në Gjuhën  Shqipe:

Nr. rend.:

Fakulteti

Programi

Të rregullt

Me korrespondencë

Gjithsej

1

Juridik

Juridiku

350

100

450

2

Ekonomik

Administrim Biznesi

250

100

350

3

Ekonomik

Menaxhment Ndërkombëtar

250

100

350

4

FSHK

TIT

80

0

80

5

FSHK

Dizajn i Sofftwerit

80

0

80

6

Filologjik

Gjuhë dhe letërsi shqipe

100

0

100

7

Filologjik

Gjuhë dhe letërsi angleze

100

0

100

8

Filologjik

Gjuhë Gjermane

100

0

100

9

Edukim

Programi Fillor

120

0

120

10

Edukim

Programi Parashkollor

100

0

100

TOTALI

1530

300

1830

B. Në Gjuhën  boshnjake:

Nr. rend.:

Fakulteti

Drejtimi

Të rregullt

Me korrespondencë

Gjithsej

1

Edukim

Fillor

30

0

30

2

Edukim

Parashkollor

30

0

30

3

FSHK

TIT

30

0

30

TOTALI

90

90

C. Në Gjuhën  turke:

Nr. rend.:

Fakulteti

Drejtimi

Të rregullt

Me korrespondencë

Gjithsej

1

Edukim

Parashkollor

30

0

30

2

Edukim

Fillor

30

0

30

3

FSHK

TIT

30

0

30

TOTALI

90

90

II. Pranimi i studentëve të komuniteteve në mësim në gjuhën  shqipe

Nr.

Fakulteti

Programi

Boshnjak

Turq

Romë

Ashkali

Egjiptian

Kroat

Gjithsej

1.

Ekonomik

Menaxhmenti Ndërkombëtar (BA)

6

2

4

4

2

18

2.

Ekonomik

Administrim Biznesi (BA)

6

4

4

4

2

20

3.

Filologjik

Gjuhë Shqipe (BA)

4

2

2

2

1

11

4.

Filologjik

Gjuhë Gjermane (BA)

4

2

2

2

1

11

5.

Filologjik

Gjuhë Angleze (BA)

4

2

2

2

1

11

6.

FSHK

Dizajn softueri (BSc)

6

4

4

4

2

20

7.

FSHK

TI dhe telekomunikacion

0

0

2

2

1

5

8.

Juridik

Juridik (LLB)

6

6

4

4

2

22

9.

Edukim

Progr. Fillor -Gjuhë boshnj.

0

0

0

0

0

5

5

TOTALI

36

26

24

24

12

5

123

Sqarim: Në tabelën e paraqitur me kuotat për nxënësit të cilët e kanë përfunduar mësimin në gjuhën turke dhe

boshnjake do të merret parasysh gjuha e shkruar në dokumentacionin pedagogjik, dëftesa dhe diploma.

Me përjashtim nga vërejtja e lartpërmendur janë kandidatët nga komunat ku nuk organizohet mësimi në

këto dy gjuhë dhe këta kandidatë duhet të paraqesin edhe një vërtetim për përkatësin etnike të tyre.

PROVIMI PRANUES

Provimi pranues mbahet nga lëndët e lëmit të ngushtë profesional të degëve mësimore të fakultetit dhe atë:

Në Gjuhën Shqipe:

1. Programi i Juridikut: Fillet e së drejtës, E drejta kushtetuese dhe Gjuhë Shqipe

2. Programi Administrim Biznesi: Hyrje në ekonomi, Matematikë

3. Programi Menaxhment Ndërkombëtar: Hyrje në ekonomi, Matematikë

4. Programi Gjuhë dhe letërsi shqipe: Gjuhë dhe letërsi shqipe

5. Programi Gjuhë dhe letërsi angleze: Gjuhë dhe letërsi angleze

6. Programi Gjuhës Gjermane: Gjuha gjermane (me shkrim)

7. Programi Fillor: Gjuhë shqipe - Testi të lexuarit e kuptimshëm dhe Matematikë.

8. Programi Parashkollor: Gjuhë shqipe- Testi të lexuarit e kuptimshëm dhe Matematikë.

9. Programi TIT dhe DS: Kompjuterikë (programim, baza e të dhënave , rrjeta kompjuterike) dhe Matematikë

Në Gjuhën  boshnjake:

1. Programi Fillor: Gjuhë amtare- Testi të lexuarit e kuptimshëm dhe Matematikë.

2. Programi Parashkollor: Gjuhë amtare- Testi të lexuarit e kuptimshëm dhe Matematikë.

3. Programi TIT: Kompjuterikë (programim, databazë, rrjeta kompjuterike) dhe Matematikë

Në Gjuhën turke:

4. Programi Fillor: Gjuhë amtare,Matematikë dhe Testi të lexuarit e kuptimshëm.

5. Programi Parashkollor: Gjuhë amtare,Matematikë dhe Testi të lexuarit e kuptimshëm.

6. Programi TIT: Kompjuterikë (programim, baza e të dhënave, rrjeta kompjuterike) dhe Matematikë

 

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Një histori e shkurtër rreth Prizrenit"

Qyteti  i Universitetit të Prizrenit

Qyteti i Universitetit të Prizrenit