KONKURS PLOTËSUES
03 Shtator 2015
UNIVERSITETI I PRIZRENIT
Shpall
KONKURS PLOTËSUES
PËR REGJISTRIMIN E STUDENTËVE NË VITIN E PARË TË STUDIMEVE, PËR VITIN AKADEMIK 2015 - 2016
Universiteti i Prizrenit, në afatin plotësues, në vitin e parë të studimeve Bachelor, për vitin akademik 2015/2016, do të regjistrojë 1224 studentë nga të cilët 216 studentë nga radhët e minoriteteve: turq dhe boshnjakë, romë, ashkali dhe egjiptian, kroat.
Të drejtë konkurrimi në Universitetin e Prizrenit kanë të gjithë kandidatët të cilët e kanë përfunduar me sukses shkollën e mesme në Kosovë dhe posedojnë diplomë për shkollimin e kryer.
Në Universitet mund të pranohen edhe studentët nga shtetet tjera.
Për kandidatet me nevoja te veçanta UPZ rezervon te drejtën e pranimit.
Kandidatët jo kosovarë konsiderohen ata kandidatë që e kanë mbaruar shkollimin e mesëm jashtë Kosovës, dhe me rastin e paraqitjes në konkurs, duhet t’i kenë të nostrifikuara dokumentet e shkollimit.
Njohja (nostrifikimi) i diplomave behët në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Secili kandidat mund të konkurrojë vetëm në një departament-drejtim. Kandidatët të cilët janë student nuk mund të riaplikojnë për ndonjë departament tjetër.
MËNYRA E PËRZGJEDHJES SË KANDIDATËVE
Kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë formularin e aplikimit ONLINE, në ueb faqen e Universitetit në këtë adresë www.uni-prizren.com dhe ta printojnë aplikacionin.
Kandidatë nuk mund të dorëzojnë dokumentacionin nëse nuk plotësuar aplikacionin dhe nuk e kanë bërë pagesën.
Formulari i pagesës merret së bashku me formularin e aplikimit dhe paguhet në një nga bankat afariste të Kosovës. Dokumentacioni i kërkuar së bashku më formularin e aplikimit dhe pagesa e bërë dorëzohen në fakultetet përkatëse.
Përzgjedhja e kandidatëve bëhët sipas këtyre kritereve:
1. Për nxënësit që kanë diplomë për kryerjen e shkollës së mesme ndërsa nuk iu kanë nënshtruar provimit të maturës, si dhe për kandidatët që konkurrojnë në Universitetin e Prizrenit, të cilët nuk e kanë kryer shkollën e mesme në Republikën e Kosovës:
Numri maksimal i pikëve sipas kritereve vijuese është 100:
· Deri 20% të pikëve mund të arrihen nga suksesi në shkollën e mesme dhe
· Deri 80% të pikëve mund të arrihen në provimin pranues në fakultet.
2. Për nxënësit që posedojnë diplomë për kryerjen e shkollës së mesme dhe që kanë kaluar me sukses provimin e maturës:
Numri maksimal i pikëve sipas suksesit dhe provimit pranues është 100:
· Deri në 20% të pikëve mund të arrihen nga suksesi në shkollën e mesme;
· Deri në 50% të pikëve mund të arrihen nga provimi i maturës, dhe
· Deri në 30% të pikëve mund të arrihen në provimin pranues në fakultet
Secila dëftesë e shkollës së mesme të lartë vlerësohet, mbi bazën e suksesit, maksimalisht me pesë (5) pikë.
Të drejtë radhitjeje, përkatësisht pranimi kanë vetëm kandidatët që arrijnë 40% nga numri i pikëve të parapara për provim pranues.
Kandidatët të cilët nuk arrijnë 40% nga numri i pikëve të parapara për provim pranues nuk mund të pranohen edhe nëse mbeten vende të pa plotësuara sipas konkursit.
Fakultetet e organizojnë mbajtjen e provimit pranues më së shumti në tri lëndë mësimore, të cilat i caktojnë vetë fakultetet.
Nëse numri i pikëve te disa kandidatë është i barabartë, zgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të suksesit të përgjithshëm nga shkolla e mesme. Nëse edhe pas kësaj do të kemi të njëjtën dukuri, merret suksesi nga lëndët e ngushta profesionale. Nëse dukuria e numrit të barabartë të pikëve përsëritet, zgjedhjen e kandidatëve (deri te numri i paraparë për regjistrim) do ta bëjë komisioni përkatës i fakultetit.
Komisionet janë të obliguara që tërë ranglistën e kandidatëve sipas pikëve t’ia dërgojnë Rektoratit të Universitetit
Me rastin e konkurrimit, kandidatët duhet t’i sjellin këto dokumente origjinale:
o Certifikatën e lindjes (nuk është me rëndësi data e lëshimit të saj);
o Kopjen e letërnjoftimit;
o Dëftesat e të gjitha klasave të shkollës së mesme;
o Diplomën e kryerjes së shkollës së mesme ose dëftesën e maturës, nëse ka patur provim të maturës;
o Vendimin mbi njohjen e shkollimit jashtë vendit;
o Pagesën prej 2.50 Є.
Shtetasit e huaj, që nuk e kanë mbaruar shkollimin e mesëm në gjuhën shqipe, përveç dokumenteve të lartcekura, paraqesin edhe dëshminë mbi njohjen e gjuhës shqipe.
Kandidatëve u rekomandohet që para paraqitjes në konkurs të kenë kopje të mjaftueshme të dokumenteve, sepse dokumentet origjinale nuk do të mund t’i tërheqin deri në përfundim të studimeve apo çregjistrim nga fakulteti.
AFATET E KONKURSIT
Për regjistrimin e studentëve në vitin e parë të studimeve afatet e konkursit janë si vijon:
Paraqitja e dokumenteve zgjat prej datës 03 .09.2015 deri më 17.09.2015 ora 15:00
Provimi pranues do të mbahet më 21-22 .09.2015 duke filluar prej orës 9.00
Të gjithë kandidatët të cilët i nënshtrohen provimit pranues duhet ta kenë me vete një dokument shtetëror të identifikimit (Letërnjoftim, Pasaportë, Patentë Shofer).
Orari i mbajtjes së provimit pranues është si vijon:
Më 21-22.09.2015:
|
Në gjuhën shqipe |
||||||
|
Nr |
Data |
Fakulteti |
Programi |
Prej |
Deri |
Grupi |
|
1. |
21.09.2015 |
Juridik |
Juridik |
09:00 |
10:00 |
RR+K |
|
2. |
21.09.2015 |
Ekonomik |
Administrim Biznesi |
09:00 |
10:00 |
RR+K |
|
3. |
21.09.2015 |
Ekonomik |
Menaxhmenti Ndërkombëtar |
10:30 |
11:30 |
RR+K |
|
4 |
21.09.2015 |
Filologjik |
Gjuhë dhe letërsi Angleze |
10:00 |
11:30 |
|
|
5. |
21.09.2015 |
Filologjik |
Gjuhë dhe Letërsi Gjermane |
10:00 |
11:30 |
|
|
6. |
21.09.2015 |
Filologjik |
Gjuhë dhe Letërsi Shqipe |
10:00 |
11:30 |
|
|
7. |
21.09.2015 |
FSHK |
Dizajn Softueri |
09:00 |
10:30 |
|
|
8. |
21.09.2015 |
FSHK |
TIT |
09:00 |
10:30 |
|
|
9. |
22.09.2015 |
Edukim |
Program Fillor |
09:00 |
10:30 |
|
|
10. |
22.09.2015 |
Edukim |
Programi Parashkollor |
11:00 |
12:30 |
|
|
Ne gjuhën Turke |
||||||
|
Nr |
Data |
Fakulteti |
Programi |
Prej |
Deri |
Grupi |
|
1. |
22.09.2015 |
Edukim |
Fillor |
13:00 |
14:00 |
|
|
2. |
22.09.2015 |
Edukim |
Parashkollor |
13:00 |
14:00 |
|
|
3. |
21.09.2015 |
FSHK |
TIT |
09:00 |
10:30 |
|
|
|
||||||
|
Ne gjuhën Boshnjake |
||||||
|
Nr |
Data |
Fakulteti |
Programi |
Prej |
Deri |
Grupi |
|
|
22.09.2015 |
Edukim |
Fillor |
13:00 |
14:00 |
|
|
|
22.09.2015 |
Edukim |
Parashkollor |
13:00 |
14:00 |
|
|
|
21.09.2015 |
FSHK |
TIT |
09:00 |
10:30 |
|
Shpallja e rezultateve të provimit pranues do të bëhet më 24.09. 2015. në ora 10.00
Kandidatët që refuzohen mund t’i paraqesin ankesë Komisionit për ankesa, me datë 24 Shtator. Pas këtij afati ankesat nuk do të pranohen.
Ankesat do të shqyrtohen me datë 25 Shtator, nga ora 10.00.
Regjistrimi i kandidatëve të pranuar do të bëhet me datë:
Nga data 29.09.2015 e deri me 30.09. 2015, prej orës 9:00 -15:00
Regjistrim të kandidatëve jashtë këtyre afateve nuk do të ketë, prandaj luten kandidatët e pranuar që t’i përmbahen afatit të theksuar më sipër.
Kandidatët e pranuar me rastin e regjistrimit duhet të paraqesin:
1. Fletëregjistrimin e plotësuar, i cili merret me rastin e regjistrimit;
2. Dy fotografi (formati 4.5 x 6 cm), të cilat duhet të jenë sipas normave dhe rregullave për dokumente personale;
3. Pagesa për një semestër në lartësi prej 25 € për studime të rregullt ( kjo pagesë vlen vetëm për studentët që vijnë jashtë Republikës së Kosovës), kurse për studime me korrespodencë është 125 € (kjo pagesë vlen vetëm për studentët që vijnë jashtë Republikës së Kosovës)
Pagesa bëhet në njërën prej bankave afariste me fletëpagesë, e cila merret në ueb faqen e Universitetit. Për informata më të hollësishme kandidatët mund t’i drejtohen Universitetit ose të hapin faqen e internetit:
I. Numri i studentëve të cilët do të pranohen në Universitetin e Prizrenit-sipas programeve është si vijon:
A. Në Gjuhën Shqipe:
|
Nr. rend.: |
Fakulteti |
Programi |
Të rregullt |
Me korrespondencë |
Gjithsej |
|
1 |
Juridik |
Juridiku |
153 |
97 |
250 |
|
2 |
Ekonomik |
Administrim Biznesi |
129 |
99 |
228 |
|
3 |
Ekonomik |
Menaxhment Ndërkombëtar |
178 |
100 |
278 |
|
4 |
FSHK |
TIT |
11 |
0 |
11 |
|
5 |
FSHK |
Dizajn i Sofftwerit |
28 |
0 |
28 |
|
6 |
Filologjik |
Gjuhë dhe letërsi shqipe |
70 |
0 |
70 |
|
7 |
Filologjik |
Gjuhë dhe letërsi angleze |
10 |
0 |
10 |
|
8 |
Filologjik |
Gjuhë Gjermane |
30 |
0 |
30 |
|
9 |
Edukim |
Programi Fillor |
18 |
|
18 |
|
10 |
Edukim |
Programi Parashkollor |
85 |
|
85 |
|
|
TOTALI |
|
|
1008 |
B. Në Gjuhën boshnjake:
|
Nr. rend.: |
Fakulteti |
Drejtimi |
Të rregullt |
Me korrespondencë |
Gjithsej |
|
1 |
Edukim |
Fillor |
18 |
0 |
18 |
|
2 |
Edukim |
Parashkollor |
27 |
0 |
27 |
|
3 |
FSHK |
TIT |
26 |
0 |
26 |
|
|
TOTALI |
|
|
71 |
C. Në Gjuhën turke:
|
Nr. rend.: |
Fakulteti |
Drejtimi |
Të rregullt |
Me korrespondencë |
Gjithsej |
|
1 |
Edukim |
Fillor |
25 |
0 |
25 |
|
2 |
Edukim |
Parashkollor |
27 |
0 |
27 |
|
3 |
FSHK |
TIT |
29 |
0 |
29 |
|
|
TOTALI |
|
81 |
||
II. Pranimi i studentëve të komuniteteve në mësim në gjuhën shqipe
|
Nr. |
Fakulteti |
Programi |
Boshnjak |
Turq |
Romë |
Ashkali |
Egjiptian |
Kroat |
Gjithsej |
|
1. |
Ekonomik |
Menaxhmenti Ndërkombëtar (BA) |
3 |
1 |
2 |
2 |
1 |
|
9 |
|
2. |
Ekonomik |
Administrim Biznesi (BA) |
3 |
2 |
2 |
2 |
1 |
|
10 |
|
3. |
Filologjik |
Gjuhë Shqipe (BA) |
2 |
1 |
1 |
1 |
1 |
|
6 |
|
4. |
Filologjik |
Gjuhë Gjermane (BA) |
2 |
1 |
1 |
1 |
1 |
|
6 |
|
5. |
Filologjik |
Gjuhë Angleze (BA) |
2 |
1 |
1 |
1 |
1 |
|
6 |
|
6. |
FSHK |
Dizajn softueri (BSc) |
3 |
2 |
2 |
2 |
1 |
|
10 |
|
7. |
FSHK |
TI dhe telekomunikacion |
0 |
0 |
1 |
1 |
1 |
|
3 |
|
8. |
Juridik |
Juridik (LLB) |
3 |
3 |
2 |
2 |
1 |
|
11 |
|
9. |
Edukim |
Progr. Fillor -Gjuhë boshnj. |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
3 |
3 |
|
|
|
TOTALI |
18 |
11 |
12 |
12 |
8 |
3 |
64 |
Sqarim: Në tabelën e paraqitur me kuotat për nxënësit të cilët e kanë përfunduar mësimin në gjuhën turke dhe
boshnjake do të merret parasysh gjuha e shkruar në dokumentacionin pedagogjik, dëftesa dhe diploma.
Me përjashtim nga vërejtja e lartpërmendur janë kandidatët nga komunat ku nuk organizohet mësimi në
këto dy gjuhë dhe këta kandidatë duhet të paraqesin edhe një vërtetim për përkatësin etnike të tyre.
PROVIMI PRANUES
Provimi pranues mbahet nga lëndët e lëmit të ngushtë profesional të degëve mësimore të fakultetit dhe atë:
Në Gjuhën Shqipe:
1. Programi i Juridikut: Fillet e së drejtës, E drejta kushtetuese dhe Gjuhë Shqipe.
2. Programi Administrim Biznesi: Hyrje në ekonomi, Matematikë.
3. Programi Menaxhment Ndërkombëtar: Hyrje në ekonomi, Matematikë.
4. Programi Gjuhë dhe letërsi shqipe: Gjuhë dhe letërsi shqipe.
5. Gjuhë dhe Letërsi Angleze: Gjuhë dhe letërsi angleze.
6. Programi Gjuhës Gjermane: Gjuha gjermane (me shkrim).
7. Programi Fillor: Gjuhë shqipe - Testi të lexuarit e kuptimshëm dhe Matematikë.
8. Programi Parashkollor: Gjuhë shqipe- Testi të lexuarit e kuptimshëm dhe Matematikë.
9. Programi TIT dhe DS: Kompjuterikë (programim, baza e të dhënave , rrjeta kompjuterike) dhe Matematikë.
Në Gjuhën boshnjake:
1. Programi Fillor: Gjuhë amtare- Testi të lexuarit e kuptimshëm dhe Matematikë.
2. Programi Parashkollor: Gjuhë amtare- Testi të lexuarit e kuptimshëm dhe Matematikë.
3. Programi TIT: Kompjuterikë (programim, baza e të dhënave, rrjeta kompjuterike) dhe Matematikë
Në Gjuhën turke:
4. Programi Fillor: Gjuhë amtare,Matematikë dhe Testi të lexuarit e kuptimshëm.
5. Programi Parashkollor: Gjuhë amtare,Matematikë dhe Testi të lexuarit e kuptimshëm.
6. Programi TIT: Kompjuterikë (programim, baza e të dhënave, rrjeta kompjuterike) dhe Matematikë
-
03/09/2015
Konkursi Plotësues 2015-2016 - Shqip
-
03/09/2015
Konkursi Plotësues 2015-2016 - Na Bosanskom
