KONKURS PËR PERSONEL AKADEMIK ME ANGAZHIM
11 Shtator 2015Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, duke vendosur në pajtim me dispozitat e neneve 8 e 10, parag. 2, pika 2.2. të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212, dispozitat e nenit 26 të Ligjit për Arsimin e Lartë të Kosovës Nr. 04/l-037, dhe dispozitat e nenit 47 paragrafi 1.3 të Statutit, bazuar në Vendim e Senatit të dt. 09.09.2015, nr. ref. 01-354,
Shpallë
KONKURS
për angazhimin e personelit akademik në fakultetet e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren
I. FAKULTETI JURIDIK
- Mësimdhënës për grup lëndësh nga lëmi: Administrativo-Kushtetues.
- Mësimdhënës për grup lëndësh lëmi: Juridiko-Civil .
- Mësimdhënës për grup lëndësh lëmi: Juridiko-Financiar.
- Mësimdhënës për grup lëndësh lëmi: Juridiko-Ndërkombëtar.
- Mësimdhënës për lëndën Gjuha Angleze I dhe II.
- Mësimdhënës për lëndët: Kompetencat Ndërkulturore, Sociologjia Juridike, Psikologjia Gjyqësore, Drejta Biznesore.
- Asistent për grup lëndësh nga lëmi: Administrativo-Kushtetues.
- Asistent për grup lëndësh lëmi: Juridiko-Civil .
- Asistent për grup lëndësh lëmi: Juridiko-Financiar.
- Asistent për grup lëndësh lëmi: Juridiko-Penal.
- Asistent për lëndët: Gjuha Angleze I dhe II.
II. FAKULTETI EKONOMIK
1. Mësimdhënës për lëndët: Matematikë afariste dhe Matematikë.
2. Mësimdhënës për lëndët: E Drejta Biznesore dhe Etika Biznesore dhe përgjegjësia sociale.
3. Mësimdhënës për lëndët: Kontabilitet i shpenzimeve dhe Kontabilitet i tatimeve.
4. Mësimdhënës për lëndët: Gjuhës angleze III, Gjuhë angleze IV dhe Anglishtja afariste.
5. Mësimdhënës për lëndët: Raportim financiar dhe Sistem i raportimit.
6. Mësimdhënës për lëndën: Bazat e kontabilitetit I.
7. Mësimdhënës për lëndët: Aspektet ndërkulturore dhe projekt lëndët, modelet e kontratave hyrëse.
III. FAKULTETI I EDUKIMIT
A. Në Programet mësimore në gjuhën Shqipe
- Mësimdhënës për lëndët pedagogjike;
- Mësimdhënës për lëndën e psikologjisë;
- Mësimdhënës për lëndën, Bazat e shkencave natyrore me metodologji;
4. Mësimdhënës për lëndën, Artet figurative me metodologji;
5. Mësimdhënës për lëndët gjuhe angleze;
6. Mësimdhënës për lëndën, Dramatizimi dhe shfaqjet me kukulla;
7. Mësimdhënës për lëndën, Punë dore më modelim.
B. Në Programet mësimore në gjuhën Turke
1. Mësimdhënës për lëndët Pedagogjike;
2. Mësimdhënës për lëndën Gjuhë turke;
3. Mësimdhënës për lëndën Letërsi turke;
4. Mësimdhënës për lëndën Gjuhe angleze;
5. Mësimdhënës për lëndët Psikologjike;
6. Mësimdhënës për lëndën Informatikë;
7. Mësimdhënës për lëndën, Artet figurative me metodologji;
8. Mësimdhënës për lëndën, Bazat e shkencave shoqërore me metodologji;
C. Në Programet mësimore në gjuhën Boshnjake
1. Mësimdhënës për lëndët Pedagogjike;
2. Mësimdhënës për lëndën e matematikës;
3. Mësimdhënës për lëndën, Gjuhë boshnjake;
4. Mësimdhënës për lëndën Letërsi boshnjake;
5. Mësimdhënës për lëndën, Gjuhe angleze;
6. Mësimdhënës për lëndët Psikologjike;
7. Mësimdhënës për lëndën e Informatikës;
8. Mësimdhënës për lëndën, Artet figurative me metodologji;
9. Mësimdhënës për lëndën, Bazat e shkencave natyrore me metodologji;
IV. FAKULTETI I FILOLOGJISË
1. Mësimdhënës për lëndët: Letërsi e vjetër shqipe dhe Histori e letërsisë shqipe I.
2. Mësimdhënës për lëndët: Kom. e zhvillim komunikim në anglishte I dhe Pasqyrë e linguistikës së aplikuar.
3. Mësimdhënës për lëndët: Hyrje në teorinë e letërsisë, Poezia romantike, Kulturë dhe qytetërim britanik.
4. Mësimdhënës për lëndët: Letërsi gjermane I, III.
5. Mësimdhënës për lëndët: Hyrje në gjuhën gjermane, Morfologji, Sintaksë.
6. Mësimdhënës për lëndët: Gjuhë angleze.
7. Asistent për grup lëndësh për gramatikën e gjuhës shqipe.
8. Asistent për grup lëndësh për letërsinë e gjuhës shqipe.
9. Asistent për grup lëndësh për gramatikën e gjuhës angleze.
10. Asistent për grup lëndësh për letërsinë e gjuhës angleze.
11. Asistent për grup lëndësh për gramatikën e gjuhës gjermane.
12. Asistent për grup lëndësh për letërsinë e gjuhës gjermane.
V. FAKULTETI I SHKENCAVE KOMPJUTERIKE
Për secilën grup lëndësh kërkohen mësimdhënës dhe asistentë:
1. Teknologjia e Serverëve (Semestri 3) dhe Kompjutimi mobil (Semestri 5).
2. Siguria në IT, Siguria në Rrjetat e IT-ve , Konvergjenca në Rrjeta (Semestri 5) dhe Metodat e Transmetimit (Semestri 3).
3. Matematikë e Avancuar për Shkenca Kompjuterike (Master-Sem1).
4. Kapituj të zgjedhur nga siguria e Kompjuterëve (Master – Sem3).
Për lëndët nga Programi TIT - në gjuhën Boshnjake :
1. Programim , Teknologji Digjitale, Bazat e Bartjes së Informacionit (Semestri 1).
2. Matematikë 1 (Semestri 1).
3. Teknologjia e Avancuar e IP-ve , Metodat e Transmetimit (Semestri 3).
4. Sistemet Operative në Kohë Reale , Menaxhimi i Projekteve (Semestri 3).
Zgjedhja e personelit akademik do të bëhet në pajtim me dispozitat e Statutit të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren.
Kandidatët të cilët aplikojnë për mësimdhënës duhet të kenë së paku gradën doktor të shkencave (Dr. sc.) në fushën përkatëse.
Kandidatët të cilët aplikojnë për asistentë duhet të kenë të përfunduar studimet Master ose magjistraturë në fushën përkatëse dhe të jenë jo më i vjetër se 28 vjet dhe të kenë notën mesatare jo më të ulët se 8 (tetë), më saktësisht në pajtim me nenin 174, të Statutit të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren.
Kandidatët që paraqiten në konkurs duhet t’i paraqesin këto dokumente: kërkesën me biografi (CV), kopjen e diplomës përkatëse të noterizuar, certifikatën e lindjes si dhe dëshminë se janë shtetas të Republikës së Kosovës, dëshminë që nuk janë nën hetime ose nuk janë dënuar për ndonjë vepër penale, ndërsa ata të cilët janë të punësuar në Fakultet duhet ta paraqesin edhe vendimin e zgjedhjes së fundit, dëshmitë për publikimet shkencore e profesionale, si dhe informatat e tjera specifike shtesë, të cilat janë të rëndësishme për ata që aplikojnë.
Njohja e gjuhës angleze ose e ndonjë gjuhe tjetër, të huaj është përparësi për aplikantët. Kandidatët që kanë doktoruar, magjistruar ose që kanë mbaruar master jashtë vendit, duhet të sjellin edhe dëshmi për nostrifikimin e diplomës përkatëse nga MASHT, në të kundërtën, dosja e aplikantit do të konsiderohet e pakompletuar.
Përparësi në pranim do kenë kandidatët me shtetësi të Kosovës.
Konkursi mbetet i hapur 8 ditë nga dita e shpalljes në gazetë dhe web-faqe, respektivisht deri më datë 19.09.2015, ora 15.00
Paraqitja e dokumenteve bëhet në zyrën e protokollit nr. 308 në hapësirat e Rektoratit në UPZ.
Aplikacionet e arritura pas afatit dhe ato të pakompletuara – të pa nostrifikuara nga MASHT, nuk do të pranohen - merren në shqyrtim.
Konkursin mund ta gjeni të publikuar edhe në faqen e internetit në këtë adresë:
Rektori
_________________
Prof. Dr. Ramë Vataj
<< prapa