Konkurs për regjistrimin e studentëve në vitin e parë të studimeve pasdiplomike - Master për vitin akademik 2015-2016
21 Tetor 2015Senati i Universitetit të Prizrenit ”Ukshin Hoti”, në mbledhjen e mbajtur me 16.10.2015
mori Vendim për shpalljen e
KONKURSIT
Për regjistrimin e studentëve në vitin e parë të studimeve pasdiplomike - master për vitin akademik 2015-2016
Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti”, për studimet pasdiplomike- Master, për vitin akademik 2015- 2016 do të regjistrojë 200 studentë si në vijim:
I. Në Fakultetin Ekonomik, në drejtimin Administrim Biznesi 60 studentë,
II. Në Fakultetin Ekonomik, në drejtimin Kontabilitet dhe Auditim 60 studentë.
III. Në Fakultetin Ekonomik, Trashëgimi kulturore dhe menaxhim në turizëm 30 studentë.
IV. FSHK, në drejtimi, Shkencë Kompjuterike dhe Teknologjitë e Komunikimit 50 studentë.
KUSHTET E PËRBASHKËTA TË KONKURSIT
Në studimet pasdiplomike- Master në Universitetin Publik të Prizrenit “Ukshin Hoti”, nën pikën I dhe II, mund të pranohen kandidatët të cilët në studimet Bachelor apo ato para hyrjes në fuqi të Deklaratës së Bolonjës në fakultetet përkatëse të Universitetit Publik të Prizrenit “Ukshin Hoti”, që kanë arritur notën mesatare 8.00 e më lart.
Përzgjedhja e këtyre kandidatëve për pranim në studimet Master deri në numrin e përcaktuar sipas këtij konkursi bëhet sipas ranglistës prioritare të notës mesatare të arritur gjatë studimeve.
Në rast kur numri i kandidatëve është më i vogël se numri i paraparë me konkurs, atëherë mund të pranohen edhe kandidatë me notë mesatare më të ulët se 8.00, por ata do t’i nënshtrohen provimit pranues.
Kriteret dhe kushtet e provimit pranues i përcakton fakulteti.
Rangimi i kandidatëve bëhet në bazë të:
1. Notës mesatare gjatë studimeve dhe
2. Rezultateve të provimit pranues për ata që hyjnë në provimin pranues.
Provimi pranues organizohet në fakultet dhe mbahet nga lëndët të cilat i përcakton vetë fakulteti, por jo më tepër se tri lëndë. Numri maksimal i poenëve të arritur në provimin pranues është 100.
Kandidatët të cilët kanë përfunduar studimet paraprake në programe studimi në njësi tjera akademike (jo në njësinë në të cilën aplikojnë), mund të konkurojnë për regjistrim në studimet Master.
Në rast pranimi, Komisioni i studimeve i njësisë akademike mund të caktojë provime të cilave duhet t’iu nënshtrohen paraprakisht kandidatët. Komisioni i Studimeve i njësisë akademike cakton numrin e provimeve varësisht nga shkalla e krahasueshmërisë/ ngjashmërisë së programit të ndjekur në studimet paraprake të kandidatit.
Në raste të tilla, kandidatët ndjekin ligjëratat në vitin vijues akademik dhe iu nënshtrohen provimeve duke filluar nga afati i Qershorit. Kandidatët do t’iu nënshtrohen këtyre provimeve para Komisionit prej tre anëtarësh, ndërsa procesverbalet e provimeve të tilla ratifikohen nga Këshilli i Fakultetit përkatës.
Procedurat dhe detajet tjera i përcaktojnë njësitë akademike me rregullore të veçanta.
Nëse nuk plotësohet numri i paraparë i vendeve për pranim në programin përkatës, mund të pranohen edhe kandidatët të cilët kanë kryer studimet paraprake në Universitete tjera publike apo kolegjet private në Republikën e Kosovës në programe të akredituara (statusi i këtyre programeve do të konfirmohet nga shërbimi i Administratës qendrore në bazë të njohjes nga MASHT dhe Agjencia Kosovare për Akreditim).
Në rast pranimi, Komisioni i Studimeve i njësisë akademike mund të caktojë provime të cilave duhet t’iu nënshtrohen paraprakisht kandidatët. Komisioni i Studimeve i njësisë akademike cakton numrin e provimeve varësisht nga shkalla e krahasueshmerisë/ ngjashmërisë së programit të ndjekur në studimet paraprake të kandidatit.
Në raste të tilla, kandidatët ndjekin ligjëratat në vitin vijues akademik dhe iu nënshtrohen provimeve duke filluar nga afati i Qershorit. Kandidatët do t’iu nënshtrohen këtyre provimeve para Komisionit prej tre anëtarësh ndërsa procesverbalet e provimeve të tilla ratifikohen nga Këshilli i Fakultetit përkatës. Procedurat dhe detajet tjera i përcaktojnë njësitë akademike me rregullore të veçanta.
Nëse nuk plotësohet numri i kandidatëve të paraparë për pranim në programin përkatës, mund të pranohen edhe kandidatët të cilët kanë përfunduar studimet paraprake në Institucione të akredituara të Arsimit të Lartë jashtë Republikës së Kosovës. Në raste të tilla, kandidati duhet të sjellë diplomën e nostrifikuar ose dëshminë (vërtetim apo vendim) mbi akreditimin e institucionit në të cilin i ka mbaruar studimet paraprake. Në pamundësi të sigurimit të dëshmisë për akreditim, atëherë (statusi i këtyre programeve do të konfirmohet nga shërbimi i Administratës qendrore në bazë të Listës së njohjes së institucioneve të Arsimit të Lartë nga MASHT dhe Agjencia Kosovare për Akreditim). Në rast pranimi, Komisioni i Studimeve i njësisë akademike mund të caktojë provime të cilave duhet t’iu nënshtrohen paraprakisht kandidatët. Komisioni i Studimeve cakton numrin e provimeve varësisht nga shkalla e krahasueshmerisë / ngjashmërisë së programit të ndjekur në studimet paraprake të kandidatit. Në raste të tilla, kandidatët ndjekin ligjëratat në vitin vijues akademik dhe iu nënshtrohen provimeve duke filluar nga afati i Qershorit.
Kandidatët do t’iu nënshtrohen këtyre provimeve para Komisionit prej tre anëtarësh ndërsa procesverbalet e provimeve të tilla ratifikohen nga Këshilli i Fakultetit përkatës. Procedurat dhe detajet tjera i përcaktojnë njësitë akademike me rregullore të veçanta.
III. Trashëgimi kulturore dhe menaxhim në turizëm 30 studentë.
Kandidatët të cilët dëshirojnë të aplikojnë në këtë program studimesh, duhet të kenë të përfunduar studimet e nivelit themelor në njërin nga këto drejtime:
- Turizëm dhe Trashëgimi Kulturore;
- Arkitekturë;
- Antropologji;
- Histori;
- Arkeologji;
- Gjeografi;
- Administrim Publik;
- Administrim Biznesi.
Kandidatët e interesuar duhet të kenë notën mesatare së paku 8.00 dhe 180 (ECTS), nga studimet themelore të përfunduara në Universitetet Publike.
Njohja e mirë e gjuhës angleze është përparësi.
Përzgjedhja e kandidatëve të suksesshëm deri në numrin e përcaktuar sipas këtij konkursi, bëhet sipas ranglistës prioritare të ranguar nga maksimumi i vlerësimit të komisionit intervistues dhe të notës mesatare të arritur gjatë studimeve themelore.
Testimi i njohurive të kandidatëve organizohet në lokalet e Universitetit të Prizrenit “Ukshin HOTI” dhe mbahet më datë 31.10.2015 duke filluar nga ora 10.00
IV. Fakulteti i Shkencave Kompjuterike - Shkencë Kompjuterike dhe Teknologjitë e Komunikimit 50 studentë
Studentët të cilët mund të pranohen janë studentët të cilët kanë :
1. përfunduar studimet bachelor në fushën e shkencave kompjuterike ose
2. përfunduar studimet bachelor në fushën e shkencave tjera e të cilat kanë ngjashmëri me shkencat kompjuterike siç janë :
- Telekomunikacion
- Mekatronikë
- Elektroteknike
- Informatike ekonomike
- Matematike-kompjuterike
Studentët të cilët kanë studiuar fushat (shiko pikën 2) në rast se pranohen do të detyrohen t’u nënshtrohen provimeve diferenciale. Numri i saktë i provimeve shtesë varet nga ngjashmëria e studimeve bachelor me programin master, e të cilat në raste individuale përcaktohen nga Dekanati i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike. Gjithashtu Fakulteti i Shkencave Kompjuterike i propozon Senatit, që të aprovoj kërkesën që për shkak të rritjes së cilësisë vetëm 20 kandidatët më të mirë për master sortuar për nga nota mesatare e që kanë diplomuar në FSHK – UPZ (TIT ose SD) e që kanë notën mesatare mbi 8 (tetë) të mos i nënshtrohen provimit pranues dhe të pranohen me automatizëm. Të gjithë studentët tjerë, pa marrë parasysh nëse vijnë nga Universiteti i Prizrenit, apo Universiteteve tjera shtetërore apo private të Kosovës, rajonit apo ndërkombëtar t’i nënshtrohen provimit pranues. Kjo duke u bazuar edhe në shembullin e Universitetit të Prishtinës.
AFATET KONKURSIT
Për regjistrimin e studentëve në vitin e parë të studimeve oraret do të jenë si në vijim:
Paraqitja e dokumenteve zgjatë prej datës 22.10.2015 deri më 29.10.2015 në ora 15.00 (dokumentet do të pranohen vetëm ditëve të punës). Me rastin e paraqitjes, kandidatët duhet t’i sjellin këto dokumente:
Fletëparaqitja e plotësuar e cila shkarkohet gjatë aplikimit online nga interneti: Vegza (Linku) për aplikim Online përmes Internetit është:
http://aplikopz.uni-pr.edu/aplikimionlinemaster.aspx
- Certifikatën e lindjes me numër personal,
- Diplomën-certifikatën e kryerjes së fakultetit,
- Pasqyrën e provimeve të dhëna me notë mesatare,
- Njohja e gjuhës angleze është përparësi,
- Kandidatët me rastin e paraqitjes paguajnë 2.5 euro (fletëpagesa shkarkohet nga interneti me rastin e aplikimit)
Shpallja e rezultateve të provimit pranues bëhet më date 04.11.2015
E DREJTA E ANKESËS
Kandidatët të cilët nuk janë pranuar në vitin e parë të studimeve master mund të ankohen kundër vendimit brenda tri (3) ditëve të punës pas shpalljes së rezultateve.
Vendimi përfundimtar rreth ankesës merret nga Komisioni i Fakultetit përkatës.
-
21/10/2015
Konkursi për Master në Gjuhën Shqipe - 2015/2016
-
21/10/2015
Konkursi për Master në Gjuhën Bonjake - 2015/2016
