VENDIM
12 Nëntor 2015
UNIVERSITETI I PRIZREN
„Ukshin Hoti“
Rektorati
Mbeshteture në dispozitat e nenit 48 paragrafit 1.14 të Statutit të UPZ-së Nr.04 - V- 621 dt. 30 maj 2013, e në përputhje me kompetencat që ka, Senati i Universitetit të Prizrenit në mbledhjen e mbajtur më date 11.11.2015 merr këtë:
VENDIM
1. LEJOHET, afati shtesë i Nentorit për paraqitjen e provimeve nga ana e studentëve të studimeve Master tëUniversitetit të Prizrenit.
2. Në këtë afat, studentët kanë të drejtë të paraqesin më së shumti nga 2 (dy) provime.
3. Paraqitja e provimeve bëhët nga data 14 e deri më 20 nëntor.
4. Mbajtja e provimeve do të bëhët nga data 20, 21 dhe 22 nëntor.
5. Ky vendim hyn në fuqi ditën e nënshkrimit te tij.
Të njoftohet:
1. Menaxhmenti i UPZ-së;
2. Dekanet e fakulteteve;
3. Shërbimi i studentëve;
4. Arkivi.
Kryetari i Senatit të UPZ-së
Prof.Dr. Rame Vataj
<< prapa