Ftesë - Në Fakultetin Ekonomik mbahen dy ligjërata nga profesorë nga Shqipëria
17 Nëntor 2015
Ftesë
Më 18.11.2015(të mërkurën) në orën 11:00 në Amfiteatrin e Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren do të mbahen dy ligjërata nga profesorë nga Shqipëria.
Prezent do të jetë edhe ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi, i cili paraprakisht do të takohet me Rektorin Prof. Dr. Ramë Vataj.
Nga një ligjëratë do të mbajnë këta profesorë:
Prof. Dr. Bahri Musabelliu Dekan i Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit në Universitetin Bujqësor të Tiranës i cili do të fletë për rëndësinë e këtij fakulteti dhe Prof. Dr. Maksim Meço zv.Dekan, do të mban ligjëratë me temën: Agrobiznesit si faktor i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit - në fokus të veçantë Kosovës.
Ftoheni të merrni pjesë!
