FTESË
02 Dhjetor 2015
Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” në bashkëpunim me zyrën Erasmus+ në Kosovë ju ftojnë që të merrni pjesë në Ditën Informative të Erasmus+ për stafin dhe studentët e Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, e cila do të mbahet më 8 Dhjetor 2015, duke filluar nga ora 9:30 në ndërtesën e Fakultetit Ekonomik, në amfiteatër.
Në këtë Ditë Informative do të prezantojmë thirrjen e re për aplikime në kuadër të programit Erasmus+.
Erasmus+ është programi më i ri arsimor i Bashkimit Evropian që synon modernizimin e sistemeve arsimore dhe përshtatjen e tyre me nevojat e tregut të punës dhe të një bote në ndryshim të vazhdueshëm. Erasmus+ bashkon në një ombrellë të vetme shtatë programet e mëparshme arsimore të BE-së duke lehtësuar orientimin e përfituesve dhe rregullat e pjesëmarrjes.
Pjesëmarrja në këto programe do të hapë mundësi të reja për Institucionet e Arsimit të Lartë në Kosovë.
Bashkëlidhur në këtë email mund të gjeni agjendën.
Ju lutem shpërndajeni tek stafi i juaj!
p.s. Në linkun e mëposhtëm gjeni edhe udhëzuesin për aplikim andaj ju lutemi shumë që ta konsultoni dhe nëse keni paqartësi t’i adresoni në ditën Informative të Erasmus+.
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/discover/guide/index_en.htm
Ju mirëpresim!
