Lajme

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

FTESË

02 Dhjetor 2015

Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” në bashkëpunim me zyrën Erasmus+ në Kosovë ju ftojnë që të merrni pjesë në Ditën Informative të Erasmus+ për stafin dhe studentët e Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, e cila do të mbahet më 8 Dhjetor 2015, duke filluar nga ora 9:30 në ndërtesën e Fakultetit Ekonomik, në amfiteatër.

Në këtë Ditë Informative do të prezantojmë thirrjen e re për aplikime në kuadër të programit Erasmus+.

Erasmus+ është programi më i ri arsimor i Bashkimit Evropian që synon modernizimin e sistemeve arsimore dhe përshtatjen e tyre me nevojat e tregut të punës dhe të një bote në ndryshim të vazhdueshëm. Erasmus+ bashkon në një ombrellë të vetme shtatë programet e mëparshme arsimore të BE-së duke lehtësuar orientimin e përfituesve dhe rregullat e pjesëmarrjes.


Pjesëmarrja në këto programe do të hapë mundësi të reja për Institucionet e Arsimit të Lartë në Kosovë.

Bashkëlidhur në këtë email mund të gjeni agjendën.

Ju lutem shpërndajeni tek stafi i juaj!

p.s. Në linkun e mëposhtëm gjeni edhe udhëzuesin për aplikim andaj ju lutemi shumë që ta konsultoni dhe nëse keni paqartësi t’i adresoni në ditën Informative të Erasmus+.

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/discover/guide/index_en.htm

Ju mirëpresim!

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

""

Western Balkan Online Library Platform

https://lnss-projects.eu/bal/western-balkan-online-library-platform/