LAJMËRIM
19 Janar 2016Lajmërim
Me anë të këtij lajmërimi, Menaxhmenti i UPZ-së i njofton të gjithë studentët që kanë qasje në SEMS, se për shkaqe teknike deri më tani ende SEMS-i nuk është i aktivizuar, prandaj të gjithë studentët të cilët nuk kanë mundur dhe nuk kanë mundësi t’i paraqesin provimet në SEMS, deri para hyrjes në provim sipas datave të shpallura në orarin e provimeve nga secili fakultet përkatës, atyre u lejohet hyrja ne provime edhe pa i paraqitur në SEMS, por me arsyetimin se ata/ato duhet ta kenë me vete Kartelën e Identifikimit (ID) të studentit dhe të nënshkruhen tek profesori i lëndës gjatë hyrjes në provim në një listë të veçantë.
Ju faleminderit për mirëkuptim!
19 Janar 2016 Nga Rektorati
<< prapa