Lajme

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

KONKURS PËR PERSONEL AKADEMIK

22 Janar 2016

KONKURS

për zgjedhjen e personelit akademik në fakultetet e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren

I. FAKULTETI JURIDIK

1. Një mësimdhënës për lëndët: E Drejta Romake; E Drejta e Punës dhe E Drejta e Sigurimit Social.

II. FAKULTETI EKONOMIK

1. Një mësimdhënës për lëndët: Mjedisi Ndërkombëtar i Biznesit dhe  Menaxhimi i  Operacioneve.

2. Një asistent për grup lëndësh nga fusha e ekonomisë.

III. FAKULTETI I EDUKIMIT

Në Programet mësimore në gjuhën Turke

1. Një mësimdhënës për lëndën Gjuhë dhe Letërsi Turke

IV. FAKULTETI I FILOLOGJISË

1. Një mësimdhënës për lëndët: Hyrje në shkencat e letërsisë (sem. I); Teori e letërsisë (sem. II); Letërsi për fëmijë (sem. II); Letërsi popullore (sem. I); Folklori arbëresh (sem. IV), dhe Kritikë letrare (sem. V, programi i Gjuhës shqipe).

2. Një asistent për grup lëndësh në gramatikën e gjuhës angleze (programi i Gjuhës dhe

Letërsisë Angleze)

V. FAKULTETI I SHKENCAVE KOMPJUTERIKE

1. Një asistent për lëndët: Hyrje në Rrjeta; Menaxhimi i Rrjetave; Konvergjenca në           Rrjeta; TCP-IP; IT-Security.

2. Një asistent për lëndët: Kompjutimi mobil; Metodat e transmetimit; Konceptet e telekomunikimit mobil; Sistemet dhe Rrjetat Telekomunikuese; Protokollet e Internetit.

Zgjedhja e personelit akademik do të bëhet në pajtim me dispozitat e Statutit të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren.

Kandidatët të cilët aplikojnë për mësimdhënës duhet të kenë së paku gradën doktor të shkencave (Dr. sc.) në fushën përkatëse.

Kandidatët të cilët aplikojnë për asistentë duhet të kenë të përfunduar studimet Master ose magjistraturë në fushën përkatëse dhe të jenë jo më i vjetër se 28 vjet dhe të kenë notën mesatare jo më të ulët se 8 (tetë), më saktësisht në pajtim me nenin 174, të Statutit të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren.

Kandidatët që paraqiten në konkurs duhet t’i paraqesin këto dokumente: kërkesën me biografi (CV), kopjen e diplomës përkatëse të noterizuar, ekstraktin e lindjes si dhe dëshminë se janë shtetas të Republikës së Kosovës, dëshminë që nuk janë nën hetime ose nuk janë dënuar për ndonjë vepër penale, ndërsa ata të cilët janë të punësuar në Fakultet duhet ta paraqesin edhe vendimin e zgjedhjes së fundit, dëshmitë për publikimet shkencore e profesionale, si dhe informatat e tjera specifike shtesë, të cilat janë të rëndësishme për ata që aplikojnë.

Njohja e gjuhës angleze ose e ndonjë gjuhe tjetër, të huaj është përparësi për aplikantët. Kandidatët që kanë doktoruar, magjistruar ose që kanë mbaruar master jashtë vendit, duhet të sjellin edhe dëshmi për nostrifikimin e diplomës përkatëse nga MASHT, në të kundërtën, dosja e aplikantit do të konsiderohet e pakompletuar.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes në gazetë dhe web-faqe, respektivisht deri më datë 05.02.2016, në orën 16.00.

Paraqitja e dokumenteve bëhet në zyrën e  protokollit nr. 308 në hapësirat e Rektoratit në UPZ dhe kopjen elektronike në e-mailin zyrtar: [email protected].

Aplikacionet e arritura pas afatit dhe ato të pakompletuara – të pa nostrifikuara nga MASHT, nuk do të pranohen -  merren në shqyrtim.

Konkursin mund ta gjeni të publikuar edhe në faqen e internetit në këtë adresë: http://www.uni-prizren.com

Procedura e përzgjedhjes se kandidatëve dhe e drejta e ankesës: Pas hartimit dhe dorëzimit të raportit nga komisioni vlerësues, raporti për secilin kandidat të paraqitur në konkurs do të publikohet në Buletinet e universitetit, i cili qëndron i publikuar në web-faqe të Universitetit në kohëzgjatje prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve kalendarike nga dita e publikimit. Buletinet do të hartohen për të gjitha pozitat dhe kandidatët e paraqitur në konkurs për secilin fakultet veç e veç.

Gjatë fazës së publikimit të raporteve të komisioneve vlerësuese në Buletine, kandidatët e pakënaqur kanë të drejtë të parashtrojnë ankesë. Gjatë shqyrtimit të raporteve, Senati i universitetit do të shqyrtojë edhe ankesat eventuale të kandidatëve, të cilët kanë parashtruar ankesë gjatë kësaj faze.

Ndaj vendimit të Senatit mund të bëhet ankesë në më së largu pesëmbëdhjetë (15) ditë nga dita e pranimit në dorëzim të vendimit(njoftimit për ata që merret vendim negativ) të Senatit të UPZ-së me të cilin pala konsideron se i është mohuar e drejta për zgjedhje, rizgjedhje apo avancim.

Rektori

_________________

Prof. Dr. Ramë Vataj

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Një histori e shkurtër rreth Prizrenit"

Qyteti  i Universitetit të Prizrenit

Qyteti i Universitetit të Prizrenit