Programi i Bursave ICDF për Arsim te Lartë Ndërkombëtar në Tajvan është i hapur për aplikim nga 1 janar 2016 deri 18 mars 2016
25 Janar 2016Edukimi dhe trajnimi ndërkombëtar ka qenë prej kohësh një nga operacionet bazë të ICDF në Tajvan, në mesin e shumë të tjerave. Programet zhvillimore të burimeve njerëzore luajnë një rol jetik në ndihmën e vendeve partnere për të arritur zhvillim të qëndrueshëm, dhe arsimimi është një mekanizëm kyç për trajnimin e fuqisë punëtore për vendet në zhvillim. ICDF në Tajvan ofron bursa për arsimin e lartë dhe ka zhvilluar programet universitare, pasuniversitare dhe Ph.D. në bashkëpunim me universitetet partnere me renome në Tajvan. Qytetarët e Kosovës kanë të drejtë të aplikojnë për programet pasuniversitare dhe Ph.D. përmes Zyrës Përfaqësuese së Taipei-it në Hungari.
Përfitimet nga bursat
Të drejtat: ICDF në Tajvan i ofron çdo marrësit të bursave një bursë të plotë, duke përfshirë biletën kthyese te aeroplanit, strehimin, tarifat e shkollimit dhe kredive, sigurimin, kostot e teksteve shkollore dhe një kompensim mujor. Më shumë informata mund të gjenden në faqen e internetit te ICDF Tajvan.
Njoftim i rëndësishëm:
1. Aplikantët duhet të aplikojnë për te dy rastet: si për bursë të ICDF, gjithashtu edhe për programet Universitare qe ata kanë qëllim për ti studiuar.
2. Kontrolli Mjekësor është i domosdoshëm për aplikimin në ICDF.
3. Qytetarë nga Kosova kanë të drejtë të aplikojnë për programet Master ose PhD, qe të renditura në dokumentin e bashkangjitur, por jo edhe për programet Bachelor. Çdo aplikant mund të aplikojnë vetëm për një program. 
4. Pakoja origjinale e aplikimit duhet të dërgohet me postë në Zyrën Përfaqësuese te Taipei-it në Hungari, jo më vonë se 18 mars, 2016. Aplikimi përmes email-it nuk është i pranueshëm. Apliko tani
Announcement_ICDF_2016_Albanian
