Lajme

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

KONKURS PËR PERSONEL AKADEMIK ME ANGAZHIM

29 Janar 2016

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, duke vendosur në pajtim me dispozitat e neneve 8 e 10, parag. 2, pika 2.2. të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212, dispozitat e nenit 26 të Ligjit për Arsimin e Lartë të Kosovës  Nr. 04/l-037, dhe dispozitat e nenit 47 paragrafi 1.3 të Statutit, bazuar në Vendim e Senatit të dt. 18.01.2016,

Shpallë

KONKURS

për angazhimin e personelit akademik në fakultetet e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren

I. FAKULTETI JURIDIK

1. Mësimdhënës për  grup lëndësh nga lëmi: Administrativo-Kushtetues;

2. Mësimdhënës për  grup lëndësh lëmi: Juridiko-Civil;

3.Mësimdhënës për  grup lëndësh lëmi: Juridiko-Financiar;

4. Mësimdhënës për  grup lëndësh lëmi: Juridiko-Ndërkombëtar;

5. Mësimdhënës për lëndët:  Gjuha Angleze II dhe Gjuhë Gjermane II;

6. Mësimdhënës për  lëndët: E Drejta Doganore,  E Drejta Ndërtimore dhe e Planifikimit Hapësinor,  Etika Ligjore dhe Profesionale,  Metodologjia dhe Shkrimi Ligjor;

7. Asistent për  grup lëndësh nga lëmi: Administrativo-Kushtetues;

8. Asistent për  grup lëndësh lëmi: Juridiko-Civil;

9. Asistent  për  grup lëndësh lëmi: Juridiko-Financiar;

10. Asistent  për  grup lëndësh lëmi: Juridiko-Penal;

11. Asistent  për lëndët: Gjuha Angleze I dhe II.

II. FAKULTETI EKONOMIK

1. Një Mësimdhënës për lëndën: Bazat e kontabilitetit 2;

2. Një Mësimdhënës për lëndën: Menaxhment Komunikues Ndërkulturor;

3. Një Mësimdhënës për lëndën: Manxhment Ndërkombëtar;

4. Një Mësimdhënës për lëndën: E drejta e BE-së;

5. Një Mësimdhënës për lëndën: Financa II;

6. Një Mësimdhënës për lëndën: Statistika;

7. Një Mësimdhënës për lëndën: Aftësitë Prezantuese Komunikuese;

8. Një Mësimdhënës për lëndën: Prurja e Vendimeve Biznesore;

9. Një Mësimdhënës për lëndën: Metodat e Kërkimeve dhe Analizave;

10. Një Mësimdhënës për lëndën: Aftësitë Udhëheqëse dhe Negociuese;

11. Një Mësimdhënës për lëndën: Sistemi informativ i Kontabilitetit.

III. FAKULTETI I EDUKIMIT

A. Në Programet mësimore në gjuhën Shqipe

  1. Një mësimdhënës për lëndët pedagogjike;
  2. Një mësimdhënës për lëndën e psikologjisë;

3. Një mësimdhënës për lëndën: Artet figurative me metodologji;

4. Dy mësimdhënës për lëndën: Bazat e arsimit muzikor me metodologji;

5. Një mësimdhënës për lëndën: Punë dore më modelim.

B. Në Programet mësimore në gjuhën Turke

1. Një mësimdhënës për lëndën: Gjuhe angleze;

2. Një mësimdhënës për lëndët Psikologjike;

3. Një mësimdhënës për lëndën: Informatikë;

4. Një mësimdhënës për lëndën: Artet figurative me metodologji;

5. Një mësimdhënës për lëndën: Bazat e arsimit muzikor me metodologji;

6. Një mësimdhënës për lëndën: Bazat e shkencave shoqërore me metodologji;

7. Një mësimdhënës për lëndën: Bazat e shkencave natyrore me metodologji;

C. Në Programet mësimore në gjuhën Boshnjake

1. Një mësimdhënës për lëndët Pedagogjike;

2. Një mësimdhënës për lëndën: Gjuhë boshnjake;

3. Një mësimdhënës për lëndën: Letërsi boshnjake;

4. Një mësimdhënës për lëndën: Gjuhe angleze;

5. Një mësimdhënës për lëndët: Psikologjike;

6. Një mësimdhënës për lëndën e Informatikës;

7. Një mësimdhënës për lëndën: Artet figurative me metodologji;

8. Një mësimdhënës për lëndën: Bazat e arsimit muzikor me metodologji;

9. Një mësimdhënës për lëndën: Bazat e shkencave natyrore me metodologji.

IV. FAKULTETI I FILOLOGJISË

1. Një mësimdhënës për grup lëndësh për letërsinë shqipe.

2. Një mësimdhënës për grup lëndësh për letërsinë angleze.

3. Dy mësimdhënës për grup lëndësh për gramatikën e gjuhës gjermane.

V. FAKULTETI I SHKENCAVE KOMPJUTERIKE

1. Dy mësimdhënës dhe një asistent për lëndët: Matematikë Diskrete  (SD – Sem.2), Matematikë 2 (SD – Sem.4), Matematikë 2 (TIT – Sem.4), Matematikë Diskrete (Master)

2. Një mësimdhënës dhe një asistent për lëndët: Gjuhë Angleze 2 (SD – Sem.2), Gjuhë Angleze 2 (TIT– Sem.2), Gjuhë Angleze 4 (SD – Sem.2), Gjuhë Angleze 4 (TIT – Sem.2)

3. Një mësimdhënës dhe një asistent për lëndët nga fusha e Sist.Operative dhe Arkitektura e Kompjuterëve: Sistemet Operative dhe Arkitektura e Kompjuterëve (SD-Sem2); Arkitektura e kompjuterëve dhe Sist.Operative (TIT-Sem.2)

4. Një mësimdhënës dhe dy asistentë në programin TIT – në gjuhën Boshnjake  për lëndët: Mikrokontrollerët (TIT – Sem.2); Senzorët dhe Interfejsët (TIT – Sem.2); Arkitektura e Kompjuterëve dhe Sist.Operative (TIT – Sem.2)

5. Një mësimdhënës dhe dy asistentë në programin TIT – në gjuhën Turke  për lëndët: Mikrokontrollerët (TIT – Sem.2); Senzorët dhe Interfejsët (TIT – Sem.2); Arkitektura e Kompjuterëve dhe Sist.Operative (TIT – Sem.2)

6. Dy mësimdhënës dhe dy asistentë në programin TIT – në gjuhën Boshnjake  për lëndët: Sistemet dhe Rrjetat e Telekomunikimit (TIT – Sem.4); Matematikë (TIT – Sem.4); Autentifikimi dhe Kriptografia (TIT – Sem.4); Koneptet dhe Integrimi i sistemeve të rrjetave të sofistikuara (TIT – Sem.4)

Zgjedhja e personelit akademik do të bëhet në pajtim me dispozitat e Statutit të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren.

Kandidatët që paraqiten në konkurs duhet t’i paraqesin këto dokumente: kërkesën me biografi (CV), kopjen e diplomës përkatëse të noterizuar, ekstraktin e lindjes si dhe dëshminë se janë shtetas të Republikës së Kosovës, dëshminë që nuk janë nën hetime ose nuk janë dënuar për ndonjë vepër penale, ndërsa ata të cilët janë të punësuar në Fakultet duhet ta paraqesin edhe vendimin e zgjedhjes së fundit, dëshmitë për publikimet shkencore e profesionale, si dhe informatat e tjera specifike shtesë, të cilat janë të rëndësishme për ata që aplikojnë.

Njohja e gjuhës angleze ose e ndonjë gjuhe tjetër, të huaj është përparësi për aplikantët. Kandidatët që kanë doktoruar, magjistruar ose që kanë mbaruar master jashtë vendit, duhet të sjellin edhe dëshmi për nostrifikimin e diplomës përkatëse nga MASHT, në të kundërtën, dosja e aplikantit do të konsiderohet e pakompletuar.

Përparësi në pranim do kenë kandidatët me shtetësi të Kosovës.

Konkursi mbetet i hapur 8 ditë nga dita e shpalljes në gazetë dhe web-faqe, respektivisht deri më datë 05.02.2016, në orën 15:00.

Paraqitja e dokumenteve bëhet në zyrën e  protokollit nr. 308 në hapësirat e Rektoratit në UPZ, ndërsa kopja elektronike e aplikacionit dhe dokumentacionit dërgohet në e-mail: [email protected].

Aplikacionet e arritura pas afatit dhe ato të pakompletuara – të pa nostrifikuara nga MASHT, nuk do të pranohen -  merren në shqyrtim.

Konkursin mund ta gjeni të publikuar edhe në faqen e internetit në këtë adresë:

http://www.uni-prizren.com

Rektori

Prof. Dr. Ramë Vataj

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

""

Western Balkan Online Library Platform

https://lnss-projects.eu/bal/western-balkan-online-library-platform/