Lajme

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË KONFERENCË SHKENCORE

04 Shkurt 2016

 

UNIVERSITETI “UKSHIN HOTI”

UNIVERSITY “UKSHIN HOTI”

Prizren

Fakulteti i Filologjisë

 

www.uni-prizren.com


THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË KONFERENCË SHKENCORE

Shqipja e sotme dhe marrëdhëniet e saj me gjuhët e tjera

6 maj 2016

PËRSHKRIMI I VEPRIMTARIVE

Këshilli Organizues i Fakultetit të Filologjisë i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren në gjysmën e parë të muajit maj 2016 planifikon të organizojë një Konferencë Shkencore Ndërkombëtare me temë boshte “Shqipja e sotme dhe marrëdhëniet e saj me gjuhët e tjera”.

Temat e konferencës:

  • Gjuhësi,
  • Letërsi,
  • Etnologji,
  • Metodologji e mësimdhënies dhe mësimnxënies,
  • Edukim
  • Organizimi

Me përgatitjen e konferencës do të merret Këshilli Organizues i Fakultetit të Filologjisë në Prizren.

Dita e mbajtjes së konferencës: më 06 maj 2016 (e premte, prej orës 10.00  - 18.00).

Veprimtari të tjera: më 07 maj 2016 (e shtunë) - vizitë monumenteve historike të Prizrenit.

Dorëzimi i abstrakteve: deri më 07 prill 2016.

Publikimi i programit të konferencës: më 15 prill 2016.

Abstraktet dorëzohen në adresën elektronike: [email protected]

Versioni i kumtesës për botim dorëzohet ditën e konferencës.

  • Thirrje për kumtesa:

Këshilli Organizues pas miratimit të kërkesës për organizimin e konferencës shkencore nga Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, do të përgatisë thirrje për kumtesa. Ftesa do t’u dërgohet nëpërmjet e-maileve studiuesve, pedagogëve, institucioneve arsimore e shkencore shqiptare e të huaja si dhe do të shpallet në ueb-faqen e Universitetit “Ukshin Hoti” të Prizrenit.

Të interesuarit do të dërgojnë temë me abstrakt (në shqip, anglisht ose në gjermanisht prej 200 deri më 250 fjalë). Temat e propozuara duhet të jenë hulumtime origjinale dhe të papublikuara më parë. Ato duhet të dërgohen në formë elektronike në e-maile e caktuar.

Afati i fundit për dorëzimin e abstrakteve është deri më 07 prill 2016.

Pas përfundimit të afatit për dorëzimin e temave bashkë me abstrakte, Këshilli Shkencor bën përzgjedhjen e temave dhe harton programin e punës. Përzgjedhja e temave për pjesëmarrje në konferencë do të bëhet në bazë të kritereve të caktuara, sidomos në bazë të përshtatshmërisë së temës dhe argumentimit, kualifikimit akademik, përfaqësimit institucional, mbarëkombëtar dhe ndërkombëtar.

Pas thirrjes për kontribut dhe përzgjedhjes së temave, Këshilli Organizues bën njoftimin e pjesëmarrësve të përzgjedhur dhe i fton për të marrë pjesë në konferencë, duke dhënë edhe informata të tjera të nevojshme.

Konferenca ka për qëllim të sjellë së bashku studiues të ndryshëm nga të gjitha trevat shqiptare dhe më gjerë që përfaqësojnë një gamë të filologjisë shqiptare dhe marrëdhëniet e saj me gjuhët e tjera.

  • Format e prezantimit:

Kumtesat do të prezantohen me gojë (nëpërmjet leximit të referateve ose nëpërmjet prezantimit me mbështetje teknike) brenda 10 minutash. Pas çdo referimi do të zhvillohen diskutime (me vlerësime, pyetje e përgjigje eventuale) brenda 3 minutash.

  • Mënyra e organizimit të punës:

Pas hapjes solemne të konferencës, puna do të zhvillohet në dy grupe, në dy hapësira të veçanta në seancën e paraditës e të pasditës. Grupet do të formohen paraprakisht në programin e punës të ndarë në dy tema përkatëse, varësisht nga çështjet që shtjellojnë.

Kjo konferencë planifikohet të fillojë e të përfundojë punën për një ditë, përkatësisht më 06. 05. 2016 nga orët e paraditës e deri në mbrëmje.

  • Veprimtari të tjera:

Ditën e dytë, më 07. 05. 2016, Universiteti i Prizrenit për pjesëmarrësit do të organizojë dhe realizojë vizitë disa monumenteve historike të Prizrenit. Pas kësaj, do të shtrohet një drekë falënderuese e lamtumirëse. Referuesve do t’u jepen certifikata të përgatitura paraprakisht për pjesëmarrje në Konferencë.

  • Botimi i materialeve të Konferencës:

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, Fakulteti i Filologjisë merr përsipër përgatitjen dhe botimin e materialeve të Konferencës, në një afat kohor sa më të volitshëm. Nga një kopje të kësaj përmbledhjeje duhet siguruar për çdo autor artikulli.

Të dashur studiues, po keni ndonjë paqartësi apo kërkesë, ju lutemi na shkruani në adresën elektronike:

[email protected]

[email protected]

+37744886466

 

Këshilli Organizues ju mirëpret!

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas