Lajme

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

KONKURS PËR PRANIMIN E STUDENTËVE TË RINJË NË GJUHËT MËSIMORE BOSHNJAKE DHE TURKE NË VITIN E PARË TË STUDIMEVE BACHELOR, PËR VITIN AKADEMIK 2016/2017

22 Shtator 2016

Me bazë në nenin 42, 47 pika 1.2 dhe 48 pika 1.7 të Statutit nr. 04-V-621, Senati i Universitetit “Ukshin Hoti” shpallë:

KONKURS

PËR PRANIMIN E STUDENTËVE TË RINJË NË GJUHËT MËSIMORE BOSHNJAKE DHE TURKE NË VITIN E PARË TË  STUDIMEVE BACHELOR, PËR VITIN AKADEMIK 2016/2017

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, për vitin e parë të studimeve themelore- Bachelor, për vitin akademik 2016/2017, do të pranojë edhe  180 studentë  në kuadër të Fakultetit të Edukimit  në programet Fillor dhe Parafillor si dhe në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në programin e Teknologjisë Informative.

Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë kandidatët të cilët e kanë përfunduar me sukses shkollën e mesme në Republikën e Kosovës dhe në shtete tjera.

Çdo kandidat mund të konkurrojë vetëm në një program. Studentët aktual të universitetit nuk mund të riaplikojnë në ndonjë program tjetër.

MËNYRA E APLIKIMIT DHE ZGJEDHJA E KANDIDATËVE. Kandidatët duhet ta plotësojnë formularin e aplikimit-ONLINE, nga  faqja  zyrtare e universitetit www.uni-prizren.com duke printuar aplikacionin së bashku me fletëpagesën.

APLIKIMI ONLINE

Kandidatët nuk mund t’i dorëzojnë dokumentet nëse paraprakisht nuk kanë aplikuar online dhe nuk e kanë bërë pagesën. Dokumentet e kërkuar sipas konkursit, dorëzohen në fakultetet përkatëse.

Zgjedhja e kandidatëve bëhet sipas këtyre kritereve:

1. Kandidatët që kanë diplomë të shkollës së mesme, por që nuk iu kanë nënshtruar provimit të maturës, si dhe kandidatët të cilët nuk e kanë kryer shkollën e mesme në Republikën e Kosovës:

Numri maksimal i pikëve sipas kritereve vijuese është 100:

  • Deri në 30% të pikëve mund të arrihen nga suksesi në shkollën e mesme dhe
  • Deri  në 70% të pikëve mund të arrihen nga provimin pranues.

2. Kandidatët që posedojnë diplomë për kryerjen e shkollës së mesme dhe që e kanë kaluar me sukses provimin e matures:

Numri maksimal i  pikëve sipas suksesit dhe provimit pranues është 100:

  • Deri në 30% të pikëve mund të arrihen nga suksesi në shkollën e mesme ;
  • Deri në 30% të pikëve mund të arrihen nga provimi i matures, dhe
  • Deri në 40% të pikëve mund të arrihen nga provimi pranues.

Do të pranohen vetëm kandidatët që arrijnë 40% nga numri i pikëve të parapara për provimin pranues. Kandidatët të cilët nuk arrijnë 40% nga numri i pikëve të parapara për provim pranues nuk mund të pranohen edhe nëse mbeten vende të lira sipas konkursit.

Fakultetet e organizojnë mbajtjen e provimit pranues më së shumti në tri lëndë mësimore, të cilat i caktojnë vet fakultetet.

Nëse numri i pikëve të disa kandidatëve është i barabartë, zgjedhja do të bëhet në bazë të suksesit të përgjithshëm nga shkolla e mesme. Nëse pikët përsëri do të jenë të barabarta, atëher merret suksesi nga lëndët e ngushta profesionale..

Komisionet janë të obliguara që tërë ranglistën e kandidatëve sipas pikëve t’ia dërgojnë rektoratit të universitetit.

Për aplikim kandidatët duhet t’i sjellin këto dokumente:

- Certifikatën e lindjes (origjinale).

- Letërnjoftimin fotokopje.

- Dëftesat e të gjitha klasave të shkollës së mesme(origjinale).

- Diplomën e kryerjes së shkollës së mesme dhe  dëftesën e maturës (origjinal).

- Vendimin mbi njohjen e shkollimit jashtë vendit.

- Fletëaplikacionin së bashku me pagesën prej 2.50 €.

Vërejtje: Ju njoftojmë se dokumentet origjinale nuk mund t’i tërhiqni deri në diplomim. Prandaj, ju lutemi, fotokopjoni dhe vërtetoni te noteri dokumentet për nevojat tuaja në të ardhmen.

AFATET E KONKURSIT:Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentacionit, bëhet prej 23.09.2016 deri më 29.09.2016 nga ora 10:00-15:00. Provimi pranues do të mbahet më 30.09.2016, duke filluar prej orës 10:00 (shih tabelën me orarin e mbajtjes së provimit pranues).

Të gjithë kandidatët që i nënshtrohen provimit pranues duhet të kenë me vete një dokument identifikues (letërnjoftimin , pasaportën, patent shoferin). Gjatë kohës së mbajtjes së provimit pranues ndalohet përdorimi i telefonave celularë. Kandidatët duhet të respektojnë dispozitat e kodit të etikës në të kundërtën do të sanksionohen.

Data e mbajtjes së provimit pranues është:

Më 30.09.2016

Nr.

Data

Fakulteti

Programi

Prej

Deri

Grupi

1

30.09.2016

Edukim

Program Fillor dhe parafillor

10:00

11:30

RR

2

30.09.2016

FSHK

Teknologji Informative

10:00

11:30

RR

Shpallja e rezultateve të provimit pranues do të bëhet më: 30.09.2016 në ueb faqen zyrtare të universitetit.

Regjistrimi dhe fotografimi i studentëve të pranuar do të bëhet më 03-04.09.2016 prej orës 10:00-15:00

Kandidatët të cilët nuk arrinjë të regjistrohen (fotografohen) sipas datave të shënuara do ta humbin mundësinë e regjistrimit, andaj ju lutemi që t’i përmbaheni afateve të caktuara.

Kandidatët e pranuar me rastin e regjistrimit duhet të paraqesin:

1. Fletëregjistrimin e plotësuar i cili merret me rastin  e regjistrimit;

2. Dy fotografi (formati 4.5 x 6 cm) të cilat duhet të bëhen nga fotograf profesionist;

3. Studentët shtetas të Republikës së Kosovës që fillojnë studimet në Universitetin “Ukshin Hoti”,    vitin e parë të studimeve e kanë falas;

4.Pagesa për një semestër për studentët e rregullt që nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës, është në shumën prej 25€,  për studime me korrespodencë 125€.

Për informata më të hollësishme kandidatët duhet ta vizitojnë ueb faqen zyrtare:www.uni-prizren.com

I.Numri i studentëve të cilët do të pranohen në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren - sipas programeve është si në tabelë:

Nr.

Fakulteti

Drejtimi

Të rregullt

Total

1

Fakulteti i Edukimit

Programi Fillor- Bos.

30

30

2

Fakulteti i Edukimit

Programi Parafillor- Bos.

30

30

3

Fakulteti i Edukimit

Programi Fillor- Tur.

30

30

4

Fakulteti i Edukimit

Programi Parafillor- Tur.

30

30

5

Fakulteti i Shkencave Komp.

Teknologji Informative Bos

30

30

6

Fakulteti i Shkencave Komp.

Teknologji Informative Tur

30

30

LËNDËT NË PROVIM PRANUES:

Në Gjuhën Boshnjake dhe Turke:

1 .Programi Fillor: Gjuhë amtare- testi i të lexuarit të kuptueshëm dhe Matematikë.

2. Programi Parashkollor: Gjuhë amtare- testi i të lexuarit të kuptueshëm dhe Matematikë.

3.Programi TIT: Kompjuterikë (programim, baza e të dhënave, rrjetet kompjuterike) dhe Matematikë.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas