Lajme

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

KONKURS PËR NDARJE TË BURSA PËR STUDENTËT E UNIVERSITETEVE PUBLIKE NË PROGRAMET: BAÇELOR DHE MASTER, PËR VITIN AKADEMIK 20162017

13 Tetor 2016

KONKURS  PËR NDARJE TË BURSA PËR STUDENTËT E UNIVERSITETEVE PUBLIKE NË PROGRAMET:  BAÇELOR DHE MASTER, PËR VITIN AKADEMIK 20162017

Kushtet dhe kriteret 

1. Për fitimin e bursës së MASHT, kandidatët duhet ti plotësojnë këto kushte dhe kritere bazë:
1.1. Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
1.2. Të kenë notën mesatare të studimeve së paku 9.5. në nivelin baçelor dhe master;
1.3. Të kenë përfunduar vitin e parë në studimet beçelor;
1.4. Të jenë student të këtyre fushave të studimit:
-   Bujqësi, veterinari,    -   FSHMN,    -   Edukim,    -   Teknik,     -  Mjekësi,     -  Shkenca të aplikuara, dhe      -  Arte.

1.5.       Për nivelin master kandidati duhet të sjellë së paku dy  (2) referenca të nënshkruara nga profesorët,  me të cilat dëshmohet merita dhe kompetenca e kandidatit
Kategoritë e studentëve me përparësi 

1. Kategoritë e kandidatëve që do të kenë përparësi për fitimin e bursës nga MASHT, në kushte të barabarta  me studentët tjerë janë:

1.1.  Fëmijët e dëshmorëve të luftës së UÇK-së;   
1.2.  Invalidët e luftës së UÇK-së dhe fëmijët e tyre;
1.3.  Veteranët e luftës së UÇK-së dhe fëmijët e tyre;
1.4.  Fëmijët e të zhdukurve të luftës; 
1.5.  Fëmijët e familjeve që  janë përfitues të skemave sociale;

1.6. Fëmijët e ish të dënuarve, të burgosurve  dhe të përndjekurve politik.


Dokumentacioni që kërkohet:

1. Kërkesa/aplikacioni nga MASHT, i cili mund të shkarkohet në linkun e MASHTwww.masht-gov.net, për bursë drejtuar MASHT,
2. Certifikata e lindjes origjinale,
3. Vërtetimi i statusit të studentit i vitit akademik 2016-2017.
4. Certifikata e vërtetuar e notave nga fakulteti për dy nivelet  e studimit (Ba dhe Ma), me notë mesatare të cekur.
5. Kopja e letërnjoftimit .
6. Konfirmim nga banka për xhirollogarinë bankare, e cila llogari duhet të jetë aktive. Llogaria bankare duhet të jetë e vet studentit që aplikon.
7. Të gjitha dokumentet shtesë që kërkohen me UA. 12/2015, duhet të jenë origjinale dhe të lëshuara nga organet kompetente.

Procedurat e aplikimit


- Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentacionit bëhet në MASHT- Zyra e protokollit.
- Dokumentet e pakompletuara nuk do të shqyrtohen nga komisioni.
- Lista e studentëve përfitues do të bëhet publike në uebfaqen e MASHT.


Konkursi do të jetë i hapur 15 ditë nga data e shpalljes.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Universiteti i Prizrenit"

Qasja - SMU (SEMS)

Qasja - SMU (SEMS)

SEMS