KONKURS PËR NDARJE TË BURSA PËR STUDENTËT E UNIVERSITETEVE PUBLIKE NË PROGRAMET: BAÇELOR DHE MASTER, PËR VITIN AKADEMIK 20162017
13 Tetor 2016
KONKURS PËR NDARJE TË BURSA PËR STUDENTËT E UNIVERSITETEVE PUBLIKE NË PROGRAMET: BAÇELOR DHE MASTER, PËR VITIN AKADEMIK 20162017
Kushtet dhe kriteret
1. Për fitimin e bursës së MASHT, kandidatët duhet ti plotësojnë këto kushte dhe kritere bazë:
1.1. Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
1.2. Të kenë notën mesatare të studimeve së paku 9.5. në nivelin baçelor dhe master;
1.3. Të kenë përfunduar vitin e parë në studimet beçelor;
1.4. Të jenë student të këtyre fushave të studimit:
- Bujqësi, veterinari, - FSHMN, - Edukim, - Teknik, - Mjekësi, - Shkenca të aplikuara, dhe - Arte.
1.5. Për nivelin master kandidati duhet të sjellë së paku dy (2) referenca të nënshkruara nga profesorët, me të cilat dëshmohet merita dhe kompetenca e kandidatit
Kategoritë e studentëve me përparësi
1. Kategoritë e kandidatëve që do të kenë përparësi për fitimin e bursës nga MASHT, në kushte të barabarta me studentët tjerë janë:
1.1. Fëmijët e dëshmorëve të luftës së UÇK-së;
1.2. Invalidët e luftës së UÇK-së dhe fëmijët e tyre;
1.3. Veteranët e luftës së UÇK-së dhe fëmijët e tyre;
1.4. Fëmijët e të zhdukurve të luftës;
1.5. Fëmijët e familjeve që janë përfitues të skemave sociale;
1.6. Fëmijët e ish të dënuarve, të burgosurve dhe të përndjekurve politik.
Dokumentacioni që kërkohet:
1. Kërkesa/aplikacioni nga MASHT, i cili mund të shkarkohet në linkun e MASHTwww.masht-gov.net, për bursë drejtuar MASHT,
2. Certifikata e lindjes origjinale,
3. Vërtetimi i statusit të studentit i vitit akademik 2016-2017.
4. Certifikata e vërtetuar e notave nga fakulteti për dy nivelet e studimit (Ba dhe Ma), me notë mesatare të cekur.
5. Kopja e letërnjoftimit .
6. Konfirmim nga banka për xhirollogarinë bankare, e cila llogari duhet të jetë aktive. Llogaria bankare duhet të jetë e vet studentit që aplikon.
7. Të gjitha dokumentet shtesë që kërkohen me UA. 12/2015, duhet të jenë origjinale dhe të lëshuara nga organet kompetente.
Procedurat e aplikimit
- Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentacionit bëhet në MASHT- Zyra e protokollit.
- Dokumentet e pakompletuara nuk do të shqyrtohen nga komisioni.
- Lista e studentëve përfitues do të bëhet publike në uebfaqen e MASHT.
Konkursi do të jetë i hapur 15 ditë nga data e shpalljes.
