Lajme

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

KONKURS

28 Janar 2017

Senati i Universitetit “Ukshin Hoti”në Prizren në përputhje me Statutin e UPZ-së, duke u mbështetur  në rregulloren nr. 198/2015, në mbledhjen e mbajtur më 27.01.2017 vendosi që të shpall:

KONKURS

PËR ANGAZHIMIN E PERSONELIT AKADEMIK NË BAZË TË NEVOJAVE  TË NJËSIVE AKADEMIKE

Angazhimi me honorar i personelit akademik do të bëhet në pajtim me dispozitat e Statutit të Universitetit “Ukshin Hoti” , Rregullores nr. 198/2015 për të ardhura personale, dhe Ligjit të Punës të Republikës së Kosovës nr. 03/L-212.

I.  Kushtet e përgjithshme për angazhim:

1. Personeli i jashtëm akademik mund të angazhohet në UPZ për një periudhë të caktuar kohore, me qëllim të realizimit të veprimtarisë arsimore, shkencore mbi bazën e një konkursi publik, për pagesë me honorar, si bashkëpunëtorë i jashtëm. Angazhimi sipas këtij konkursi nuk nënkupton themelimin e marrëdhënies së rregullt të punës e as pagesë me automatizëm gjatë periudhës për të cilën angazhohet.

2. UPZ gjatë përzgjedhjes së stafit për angazhim në mësimdhënie (ligjërata) përparësi do ti japë kandidatëve që janë pjesë e Universiteteve me të cilët UPZ ka marrëveshje bashkëpunimi, pastaj  kandidatët të cilët edhe më parë kanë qenë të angazhuar në Universitetin “Ukshin Hoti”, e të cilët kanë treguar përformancë të mirë.

3. Dekanati njësisë akademike brenda afatit të konkursit duhet ta paraqes listën në formë kërkese me emrat e stafit që do të angazhohen në UPZ e që vijnë nga institucionet e akredituara të arsimit të lartë me të cilat Universiteti ka marrëveshje bashkëpunimi.

4. Stafi administrativ i universitetit nuk mund të angazhohet në mësimdhënie në UPZ.

II. Fondi i orëve mbi normë - honorar dhe kohëzgjatja e kontratës

1. Personeli akademik që nuk ka marrëdhënie të rregullt pune në Universitet por që angazhohet nga jashtë universiteti, mund të mbajë deri në 6 orë ligjërata në javë ndërsa asistenti deri në 8 orë ushtrime në javë. Përjashtimisht nga kjo pikë për ligjëruesit e angazhuar në gjuhën Turke dhe Boshnjake, mund të mbajnë deri në 8 orë ligjërata në javë.

2. Kandidatët të cilët do të përzgjedhen për angazhim me honorar në mësimdhënie dhe ushtrime , do të pajisen me kontrata për honorar varësisht prej fondit të orëve që posedojnë.

3. Kompensimi do të bëhet në përputhje me raportin e orëve të realizuara gjatë semestrit të caktuar i cili vërtetohet nga njësia përkatëse akademike, por jo më shumë se  fondi i orëve të përcaktuar sipas rregullores në fuqi për të ardhurat personale të personelit akademik të UPZ-së.

4. Personelit të angazhuar që posedojnë thirrje akademike (prof. i rregullt, prof. i asocuar, prof. asistent dhe ligjërues) ushtrimet që i mbajnë përveç ligjëratave i kompensohen si 2:1 ( 2 orë ushtrime = 1 orë ligjëratë) në kuadër të normës së paraparë.

5. Në kuadër të kontratës për honorar  është përfshirë edhe mbajtja e provimeve dhe angazhimet e tjera rreth konsultimeve me studentë për provim në tri afate të rregullta dhe deri në dy afate të jashtëzakonshme (nëse e lejon Senati), prandaj pagesa sipas nenit 8 të rregullores nr. 198/2015 nuk mund të realizohet në këto raste. Pas kalimit të kësaj periudhe nëse i njëjti mësimdhënës (bartës i lëndës) nuk angazhohet në Universitet, dekani i njësisë akademike duhet të veproj zyrtarisht për pezullimin e llogarisë së tij në SEMS dhe sipas nevojës të formoj komision.

6. Të gjitha kontratat e përkohshme të angazhimit me honorarë do të jenë të bazuara në dispozitat e Statutit të Universitetit “Ukshin Hoti”,  rregullores në fuqi për të ardhura personale të personelit akademik të UPZ-së, dhe në Ligjin e Punës së Republikës së Kosovës nr. 03/L-212 përkatësisht dispozitave të nenit 8; nenit 10 paragrafi 2, pika 2.2, paragrafit 4, 7 dhe 8; nenit 11 dhe nenit 14 të këtij ligji.

III. Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

1. Kandidatët që paraqiten në konkurs duhet t’i paraqesin këto dokumente:

a) Kërkesën dhe CV-në,

b) Certifikatën e lindjes,

c) Kopjen e diplomës përkatëse të noterizuar nga organi kompetent (kandidatët që kanë diplomuar jashtë vendi duhet të sjellin edhe vendimin për nostrifikim-barasvlerësim të diplomës përkatëse bachelor, master, magjistraturë ose doktoraturë),

d) Kandidatët të cilët aplikojnë për pozitën e asistentit ose lektorit duhet të sjellin edhe certifikatën e notave të studimeve bachelor dhe master,

e) Dëshmitë për publikimet shkencore e profesionale si dhe informatat tjera specifike shtesë,

f) Dëshmitë për angazhimet paraprake në UPZ ose ndonjë institucion të akredituar të arsimit të lartë,

g) Kandidatët që nuk kanë shtetësi në Republikën e Kosovës duhet të sjellin edhe dëshminë mbi leje qëndrimin në Kosovë, nëse nuk kanë qëndrim rezident në Republikën e Kosovës, të sjellin një deklaratë nën betim që nuk kanë qëndrim në shtetin tonë por janë vetëm transit,

h) Dëshmia për njohjen e gjuhës angleze ose ndonjë gjuhe tjetër të huaj është përparësi për kandidatët.

IV.   E drejta e ankesës

1. Kandidatët të cilët nuk janë pranuar sipas listës së miratuar nga Senati të publikuar në tabelën e njoftimeve në Rektoratin e Universitetit “Ukshin Hoti” kanë të drejtë ankese në komisionin për zgjidhjen e kontesteve dhe ankesave të formuar nga Senati.

2. Ankesa duhet të bëhet më së largu 5 ditë nga dita e publikimit të listave për pranimin e kandidatëve.

3. Ankesat bëhen në Zyrën e Protokollit nr. 308 në Rektorat, të njëjtat i dorëzohen Komisionit përkatës të cilat do të shqyrtohen në afat prej 3 dite nga dita e mbylljes së afatit për ankesa.

4. Raporti i ankesave të shqyrtuara nga komisioni i ankesave dhe parashtresave do të propozohet për rishqyrtim dhe vendosje përfundimtare në nivel të Senatit.

5. Pala ankuese do të njoftohet me shkrim lidhur me vendimin e Senatit si shkallë e fundit për çështje akademike në nivel të Universitetit “Ukshin Hoti”.

6. Kundër vendimit përfundimtar të Senatit, kandidati mund të parashtrojë ankesë në Inspektoratin e Punës.

I. FAKULTETI JURIDIK:

1. Një mësimdhënës për grup lëndësh nga lëmi Administrativ-Kushtetues.

2. Një mësimdhënës për grup lëndësh nga lëmi Juridik-Civil.

3. Një mësimdhënës për grup lëndësh nga lëmi Juridik-Financiar.

4. Një mësimdhënës për grup lëndësh nga lëmi Juridik-Ndërkombëtar.

5. Një mësimdhënës për lëndët: Gjuhë Angleze, Gjuhë Gjermane, Gjuhë Frënge (Lëndë zgjedhore, varësisht nga formimi i grupeve të studentëve).

6. Një asistent për grup lëndësh nga lëmi Administrativ-Kushtetues.

7. Një asistent  për grup lëndësh nga lëmi Juridik-Civil.

8. Një asistent  për grup lëndësh nga lëmi Juridik-Penal.

9. Një asistent për grup lëndësh nga lëmi Juridik-Financiar.

10. Një asistent për grup lëndësh nga lëmi Juridik-Ndërkombëtar.

.

II. FAKULTETI I EDUKIMIT:

a) Në gjuhën mësimore shqipe:

1. Një mësimdhënës për lëndën Praktikë Pedagogjike.

2. Një mësimdhënës për lëndën Punë dore me modelim.

3. Një asistent grup lëndësh nga Letërsia për fëmijë.

4. Një asistent për grup lëndësh nga Pedagogjia.

5. Një asistent për grup lëndësh nga Psikologjia.

6. Një asistent për lëndën metodologji e arteve figurative dhe vizatim.

7. Një asistent për lëndën Bazat e shkencave natyrore me metodologji  I dhe II.

b) Në gjuhën mësimore turke :

1. Dy mësimdhënës për lëndën e Pedagogjisë.

2. Një mësimdhënës për lëndën Punë dore me modelim.

3. Një mësimdhënës për lëndën Metodologjia e arteve figurative.

4. Një mësimdhënës për lëndën e Psikologjisë.

5. Një mësimdhënës për lëndën Bazat e shkencave natyrore me metodologji I dhe II.

6. Një mësimdhënës për lëndën Bazat e shkencave shoqërore me metodologji.

7. Një mësimdhënës për lëndën Historia kombëtare.

8. Një mësimdhënës për lëndën e TI-së në edukim.

9. Një mësimdhënës për lëndën Bazat e arsimit muzikor me metodologji.

c) Në gjuhën mësimore  boshnjake:

1. Dy mësimdhënës për lëndën Gjuhë dhe letërsi amtare.

2. Një mësimdhënës për lëndën e Matematikës II dhe Metodologjinë e mësimit të matematikës.

3. Një mësimdhënës për lëndën Punë dore me modelim.

4. Një mësimdhënës për lëndën Metodologji e shkencave shoqërore.

5. Një mësimdhënës për lëndën e TI-së në edukim.

6. Një mësimdhënës për lëndën Histori kombëtare.

7. Një mësimdhënës për lëndën Metodologji e arteve figurative.

8. Një mësimdhënës për lëndët pedagogjike.

III. FAKULTETI I SHKENCAVE KOMPJUTERIKE:

a) Në gjuhën mësimore shqipe:

1. Dy mësimdhënës për lëndët : Matematika diskrete (SD dhe TIT sem.II ).

2. Një Mësimdhënës për lëndët: Algoritme dhe struktura e të dhënave ( TIT sem. II).

3. Një mësimdhënës për lëndët; Autentifikim dhe kriptografi (TIT sem IV).

4. Një mësimdhënës për lëndët; Konceptet e telekomunikimit mobil (TIT sem. VI).

5. Dy asistentë për grup lëndësh nga fusha e TI-së.

b) Në gjuhën mësimore turke:

1. Një Mësimdhënës për lëndët: Senzorët dhe interfejesët,, Arkitektura kompjuterike dhe sistemet operative, Mikrokontrollerët, Autentifikim dhe kriptografi.

2. Një mësimdhënës për lëndën Matematikë diskrete.

3. Një mësimdhënës për lëndët: Algoritme dhe struktura e të dhënave ,TCP-IP.

4. Një mësimdhënës për lëndën Metodat e hulumtimit

5. Dy asistent për grup lëndësh nga fusha e TI-së.

c) Në gjuhën mësimore Boshnjake:

1. Një mësimdhënës për lëndët: Mikrokontrollerët, TCP-IP.

2. Një mësimdhënës për lëndët: Senzorët dhe interfejesi,Matematikë diskrete,Mikrokontrollerët.

3. Një mësimdhënës për lëndët: Arkitektura kompjuterike dhe sistemet operative, Metodat e hulumtimit, Konceptet e telekomunikimit mobil.

4. Një mësimdhënës për lëndët: Algoritme dhe struktura e të dhënave, Autentifikim dhe kriptografi, Përmbajtja dinamike e Web-inxhinjeringut.

5. Dy asistentë për grup lëndësh nga fusha e TI-së.

VI. FAKULTETI I FILOLOGJISË:

a) Në Programin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe:

1. Një mësimdhënës për lëndët: Fonetikë, Semiologji e Semantikë.

2. Një mësimdhënës për lëndët: Gjuhë angleze I dhe II.

3. Një mësimdhënës për lëndët: Metodologji e mësimdhënies së letërsisë, Publicistikë shqiptare dhe Eseistikë.

4. Një mësimdhënës për lëndët e Psikologjisë.

5. Një asistent për grup lëndësh: Fonetikë e gjuhës shqipe, Leksikologji, dhe Gjuhësi e përgjithshme.

6. Një asistent për grup lëndësh: Teori e letërsisë, Letërsi për fëmijë, Histori e letërsisë shqiptare Romantizëm dhe Letërsi e sotme shqipe.

b) Në Programin e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze:

1. Një mësimdhënës për lëndët: Poezi e renesancës; Letërsi modern amerikane.

2. Një mësimdhënës për lëndët: Letërsi viktoriane, Poezi moderne angleze.

3. Një mësimdhënës për lëndën: Gjuhë gjermane II.

4. Një mësimdhënës për lëndët: Shoqëri amerikane; Gjuhë angleze II.

5. Një mësimdhënës për lëndët:TEFL: Leximi dhe shkrimi; Gjuhë angleze I.

6. Një mësimdhënës për lëndët: TEFL: Nxënësit e rinj; Shkathtësi gjuhësore.

7. Dy asistentë për grup lëndësh nga gramatika e gjuhës angleze.

c) Në Programin e Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane:

1. Një mësimdhënës për lëndët: Gramatikë e gjuhës gjermane I, Fonetikë.

2. Një mësimdhënës për lëndët: Gramatikë e gjuhës gjermane V, Leksikologji.

3. Një mësimdhënës për lëndët: Letërsi gjermane I.

4. Një mësimdhënës për lëndët: Letërsi gjermane II.

5. Një mësimdhënës për lëndët: Hyrje në didaktikën dhe metodologjinë e gjuhës gjermane.

6. Një mësimdhënës për lëndët: Civilizim dhe kulturë gjermane II, Komunikim ndërkulturor (zgjedhore).

7. Një mësimdhënës për lëndën Seminar në shkencën e letërsisë (zgjedhore).

8. Një asistent për lëndët: Praktikë gjuhë II dhe IV.

9. Një asistent për lëndën Praktikë profesionale në shkollë.

V. FAKULTETI I SHKENCAVE TË JETËS DHE MJEDISIT:

1. Një mësimdhënës për Gjuhë angleze II.

Dokumentacioni dorëzohet në kopje fizike në fakultetet përkatëse nga ora 09:00 deri në 15:00 në objektet e Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, adresa “Rruga e shkronjave” nr. 1, 20000 Prizren .

Konkursi mbetet i hapur 12 ditë pra deri më 08.02.2017 ( e mërkurë), publikimi i listave bëhet në tabelën e shpalljeve në Rektoratin e Universitetit “Ukshin Hoti” më 10.02.2017.

Afati i ankesave është 5 ditë dhe atë nga 11.02.2017 deri më 15.02.2017 ora 15:00. Ankesat bëhen në mënyrë elektronike dhe dërgohen në: [email protected].

Përgjigjen në ankesa, kandidatët po ashtu do ta pranojnë në mënyrë elektronike (në të njëjtën e mail nga i cili bëhet ankesa )  nga komisioni i formuar nga Senati,  në afat prej 3 ditësh.

 

Rektori

Prof. dr. Ramë Vataj

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas