Projekti SHPRESË

Në Universitetin ‘Ukshin Hoti’ Prizren - Fakulteti i Edukimit  në bashkëpunim me Caritasin zviceran, të enjten është  realizuar diskutim publik me temën: Udhëzimet për Harmonizimin e Plan-programeve të Fakulteteve të Edukimit me Kurrikulën Bërthamë të Kosovës përmes Aktiviteteve Praktike (projekti SHPRESE).

Prof. Ass. Dr. Serdan Kervan dhe Prof. Ass. Dr. Pranvera Jetishi – Qollaku morën pjesë si përfaqësuese të Fakultetit të Edukimit.

Ato falënderuan të gjithë pjesëmarrësit në këtë takim, përfaqësuesit e prindërve,  edukatoret, psikologet, profesorët e Fakultetit të Edukimit, studentët dhe për këtë bashkëpunim një falënderim i veçantë për ekipin e Caritasit zviceran.

 

Projekti SHPRESË

 

Në Fakultetin e Edukimit në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, u mbajt punëtoria nga Caritasi Zvicerran, në kuadër të Projektit Shpresë, ku moren pjesë Insituti Pedagogjik dhe i gjithë stafi i Fakultetit, përfshirë studentët dhe kryetarin e Bordit keshillldhënës të Fakultetit, Hilmi Rexha. Koordinatorje e projektit në UPZ, Prof. Ass. Dr. Serdan Kervan, falenderoi për bashkëpunimin të gjithë dhe për kontributin e veçantë, stafin e Caritasit Zviceran.


 

Projekti SHPRESE

Projekti SHPRESE, në kuadër të bashkëpunimit me katër universitetet publike (Prizren,Gjakovë, Gjilan, dhe Mitrovicë ), filloi procesin e krijimit të klasave parafillore në lokalet e Fakulteteve të Edukimit me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të edukatorëve të ardhshëm parafillor rreth qasjeve bashkëkohore. Jemi të gëzuar që kemi pajisur Fakultetin e Edukimit në Gjakovë dhe Prizren me dy klasa parafillore të cilat do të pasurojnë aktivitetet praktike të ofruara nga profesorët në fakultet.

Mirëpresim pajisjen e klasave në Fakultetin e Edukimit në Gjilan dhe atë në Mitrovicë dhe aktivitetet tjera të përbashkëta me fakultetet të cilat kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe ofrimit të shërbimeve në arsimin parafillor në Kosovë.

 

Dekani Shabani takoi përfaqësuesit e Caritas-it zviceran, u diskutua për pajisjen e klasës përgatitore të Programit Parashkollor në Fakultetin e Edukimit

Dekani i Fakultetit të Edukimit në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Asoc. Dr. Fahredin Shabani, të hënën priti në takim përfaqësuesit e Caritas-it Zviceran, znj. Shukrije Lecaj (koordinatore pedagogjike e projektit për parashkollorët) dhe z. Albert Bakalli (koordinator i Operacioneve dhe Logjistikës). Në takim ishin edhe prodekani, Prof. Ass. Dr. Vedat Bajrami dhe Prof. Ass. Dr. Serdan Kervan përfaqësuese në UPZ e këtij projekti.

Takim ky që finalizoi pajisjen e klasës përgatitore në Fakultetin e Edukimit, sipas memorandum mirëkuptimit të nënshkruar nga Universiteti dhe Caritas-it Zviceran në korrik të 2019-ës, me titull “Vendosja e standardeve parashkollore të cilësisë së lartë duke përforcuar arsimin, shkencën dhe ekonominë – SHPRESË”.

Pajisja me inventarin e klasës përgatitore në Fakultetin e Edukimit për Programin Parashkollor do të implementohet gjatë muajit korrik të vitit 2020, sipas memorandumit të nënshkruar, ku do të krijohet një hapësirë për profesorët dhe studentët që mund ta shfrytëzojnë për pjesën praktike të punës në kuadër të lëndëve për Programin Parashkollor.

 

Në kuader të lëndës Dramatizimi dhe shfaqjet me kukulla të Drejtimit Parashkollor, - viti i IV-të dhe përfundimi i sillabusit u realizua shfaqja me kukulla “Borëbardha” në regji: Prof. Albana Krasniqi.
Me studentët e Fakultetit të Edukimit është mbajtur ( datë 15.01.2020), në ora 13:00
Vendi: Universiteti”Ukshin Hoti” Prizren, Amfiteatri nr. 300

Lista e kandidatëve për propozim me angazhim në Fakultetin e Edukimit për Semestrin Veror 2016-2017

 

Afati  Shtator 2016

 

Të nderuar Studentë

Paraqitja e provimeve për afatin e Shtatorit 2016

prej 25 deri më 31 Gusht 2016.

 

Suksese

NJOFTIM

Rezultatet e provimit pranues në Fakultetitn e Edukimit                                                                                    .

Programi FILLOR

Programi PARASHKOLLOR

NJOFTIM

ORARI I PROVIMEVE PËR AFATIN E JANARIT 2016                                                                                         .

Programi FILLOR

Programi PARASHKOLLOR

Lajmërim

 

Dekani - Prof,Asoc.Dr. Ismet Temaj                                                                                                              .

PDF

Lajmërim

Lajmërohen të gjithë studentët e Fakultetit të Edukimit si në vijim:

 

  • Paraqitja e provimeve për afatin e Janarit, do të behët nga data 5 deri më datë 12.01.2016
  • Mbajtja e provimeve do të bëhet nga data 18.01.2016 e deri më datë 14.02.2016
  • Paraqitja e provimit të diplomës, behët nga data 5 deri më datë 12.01.2016
  • Mbrojtja e punimit përfundimtar - Diplomës, behët nga data 10-15.02.2016

 

Dekani - Prof,Asoc.Dr. Ismet Temaj

PDF

NJOFTIM

Provimi i lëndës Gjuhë amtare I, II dhe III, të Fakultetit të Edukimit do të mbahet të mërkurën, 18.11.2015.

Gjuhë amtare I prej orës 12:00.

Gjuhë amtare II prej orës 13:00.

Gjuhë amtare III prej orës 14:00.

 

Ju urojmë suksese!

Mësimdhënësi i lëndës

Prof.ass.dr.Shkelqim Millaku

REZULTATET E PROVIMIT PRANUES PËR VITIN E PARË AKADEMIK 2015-2016 TË STUDIMEVEBACHELOR (afati plotësues)

FAKULTETI I EDUKIMIT

Shkarko: PROGRAMI FILLOR

Shkarko: PROGRAMI PARAFILLOR

Shkarko: PROGRAMI FILLOR TUR

Shkarko: PROGRAMI PARAFILLOR TUR

Shkarko: PROGRAMI FILLOR BOS

Shkarko: PROGRAMI PARAFILLOR BOS

 

REZULTATET E PROVIMIT PRANUES PËR VITIN AKADEMIK 2015/2016

PROGRAMI FILLOR

PROGRAMI PARASHKOLLOR

PROGRAMI FILLOR BOS

PROGRAMI PARASHKOLLOR BOS

PROGRAMI FILLOR TUR

PROGRAMI PARASHKOLLOR TUR

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas