LAJMËRIM

Komisioni i Studimeve i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, në takimin e mbajtur me datë 24.12.2020 i propozuan Këshillit te FSHK-së listën e studentëve që duhet të ju nënshtrohen provimeve diferenciale. Këshilli i FSHK-së në mbledhjen e mbajtur më datë 05.01.2021 njëzëri u pajtua që të gjithë studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, të pranuar në vitin akademik 2020/21 në nivelin e studimeve MASTER nga Universitetet tjera Publike dhe Kolegjet private, janë të obliguar që t'iu nënshtrohen provimeve shtesë-plotësuese.

Lëndëve të cilat duhet të ju nënshtrohen studentët janë:

  • 1. Bazat e të dhënave,
  • 2. Rrjetat Kompjuterike dhe
  • 3. Algoritmet dhe Programimi

Studentët që kanë të përfunduar studimet themelore në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike – Drejtimi Kompjuterik dhe në Fakultetin e Shkencave Matematike - Natyrore – Drejtimi Kompjuterik, janë të liruar nga provimet shtesë.

Studentët  të cilët do t'ju nënshtrohen provimeve diferenciale nuk mund të regjistrojnë vitin e dytë respektivisht semestrin e tretë pa i kryer provimet shtesë për lëndët e lartcekura.

Lista e studenteve (me nr.prot.02/21) te dates 05.01.2021 që duhet t'u nënshtrohen provimeve pranuese është si në vijim:

Shkarko listën këtu

Dekanati i FSHK-së

 

Njoftim

  • Të Hënën me datë: 02.11.2020, për shkak të organizimit të provimit pranues nuk do të mbahet mësim në UPZ.
  • Zavëdësimi i orëve të humbura bëhet sipas orarit të ditës së Hënë, në ditën e Shtunë me datë: 07.11.2020.
  • Njoftimi duhet të vendoset në Web faqe dhe ti përcillet perfaqesuesit te studenëve të FSHK -se.

Me respekt, Dekanati i FSHK-s

NJOFTIM

Këshilli i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike duke marrur parasysh specifikat e programeve në këtë fakultet, ka vendosur që mësimi, ligjëratat dhe ushtrimet në të gjitha nivelet e studimit dhe në të gjitha drejtimet dhe në të gjitha gjuhët e programeve të zhvillohen fizikisht në klasa dhe laboratore ashtu si është e specifikuar në orarin e ligjëratave dhe ushtrimeve.

Menaxhmenti i FSHK-së

 

NJOFTIM

Njoftohen studentët e FSHK-së se orari i ligjëratave në dy drejtimet, TIT dhe DS, ka pësuar ndryshime.

Prandaj, ju lutem ta shikoni versionin e fundit në web faqe.

Ligjëratat online mbahen sipas këtij orari të ri.

Ky orar i ri aplikohet prej nesër (07.04.2020).

Të nderuar/a,

Në kuadër të masave mbrojtëse ndaj koronvirusit (COVID-19) dhe bazuar në Vendimin e fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ju njoftojmë se Fakulteti i Shkencave Kompjuterike ka formuar ekipin me staf esencial, i cili është në gatishmëri për kryerjen e shërbimeve të domosdoshme për studentët, personelin dhe palët tjera.

Ekipi me staf esencial përbëhet nga: Dekani, Prodekani, Shefi për mësim, Sekretarja e FSHK_së, Zyrtari për çështje të studentëve, Zyrtari I IT-së dhe Zyrtari i Arkivës.

Prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj,Dekan

[email protected]

Prof. Ass. Dr. Arsim Susuri, Prodekan

[email protected]

Prof. Ass. Dr. Zirije Hasani, Shefe për mësim

[email protected]

MSc. Arbnore Shehu, Sekretare e FSHK -së

[email protected]

Zemire Bresilla Daka, Zyrtare e shër. të studentëve

[email protected]

MSc. Tarik Han, Zyrtar i IT-së

[email protected]

Nehat Gashi, zyrtar i arkivës

[email protected]

  • Ekipi me staf esencial gjatë orarit të punës është në gatishmëri online.
  • Kërkesat për shërbime bëhen në të gjitha email-at e ekipit esencial.
  • Pasi të shqyrtohet kërkesa, varsisht nga urgjenca, pala infomohet kur mund të pranojë fizikisht shërbimin

Personeli tjetër i FSHK - së, është në gjendje gadishmërie të përgjigjet në thirrjet eventuale për ndihmë, për realizimin e detyrave të domosdoshme.

Faleminderit për mirëkuptim !

NJOFTIM

Me qëllim të ngritjes së cilësisë në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike është marur vendim që studentët të cilët kanë së paku 3 mungesa në ligjerata/ushtrime nuk do të lejohen të ju nënshtrohen kollokfiumeve gjatë semestrit. Verifikimi i pjesëmarjes do të bëhet nga profesorët e lëndëve.

Me respekt,

Menaxhmenti i FSHK-së

 

 

Bordi Këshillëdhënës Industrial i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike mban takimin konstituiv

Më 14.02.2020 u themelua Bordi Këshillëdhënës Industrial (BKI) i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike (FSHK). Roli i BKI-së do të jetë në funksion të bashkëpunimit dhe ndërveprimit të fakultetit me komunitetin e biznesit dhe palët tjera të interesit.

Bashkëpunimi i FSHK-së me BKI-në ka për qëllim shkëmbimin e përvojave më të mira dhe rekomandimeve me interes reciprok (trajnime, ekspertiza profesionale, mundësi punësimi si dhe praktika profesionale).

Anëtarët e bordit janë nga komuniteti i biznesit, organizatat qeveritare dhe jo qeveritare si dhe nga shoqëria civile.

Pas procesit zgjedhor u zgjodh edhe kryesia e BKI-së, ku Diogjen Elshani nga Kompania Gjirafa u zgjodh kryetar i BKI-së ndërsa Majlinda Bahtijari Şilik nga Komuna e Prizrenit u zgjodh zëvendëskryetare.

 

Ndarja e grupeve për ligjerata dhe ushtrime-SD dhe TIT viti II dhe III për vitin Akademik 2019-2020, Semestri Veror

 

SD-Viti II (Ligjerata) Grupi I

SD-Viti II (Ligjerata) Grupi II

SD-Viti II (Ushtrime) Grupi I

SD-Viti II (Ushtrime) Grupi II

SD-Viti II (Ushtrime) Grupi III

 

SD-Viti III (Ligjerata) Grupi I

SD-Viti III (Ligjerata) Grupi II

SD-Viti III (Ushtrime) Grupi I

SD-Viti III (Ushtrime) Grupi II

SD-Viti III (Ushtrime) Grupi III

 

TIT-Viti II (Ligjerata) Grupi I

TIT-Viti II (Ushtrime) Grupi I

TIT-Viti II (Ushtrime) Grupi II

 

TIT-Viti III (Ligjerata) Grupi I

TIT-Viti III (Ligjerata) Grupi II

TIT-Viti III (Ushtrime) Grupi I

TIT-Viti III (Ushtrime) Grupi II

TIT-Viti III (Ushtrime) Grupi III

TIT-Viti III (Ushtrime) Grupi IV

 

U mbajt Bootcamp tre ditor në kuadër të projektit “Edukimi i Hapur në TIK për Punësimin e të Rinjëve” ku studentët e FSHK-së u shpërblyen me tre vendet e para

Bootcamp si aktivitet në kuadër të projektit “Edukimi i Hapur në TIK për Punësimin e të Rinjëve” u organizua më 24, 25 dhe 26 janar 2020 në Hotel “Sharri” në Prevallë (Prizren). Në këtë aktivitet të projektit të lartëpërmenduar morën pjesë 30 studentë/nxënës nga 7 institucione partnere nga Shqipëria dhe Kosova. Partner dhe implementues i këtij projekti është edhe Fakulteti i Shkencave Kompjuterike (FSHK), Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” - Prizren. Si pjesë e këtij aktiviteti në kuadër të projektit, nga FSHK janë zgjedhur studentët: Ibrahim Thaçi, Shpat Dylatahu, Ilir Perolli dhe Fatlind Mazreku. Ata zhvilluan produktet e tyre softuerike përgjatë tre ditëve të projektit dhe janë certifikuar në fund të projektit. Në ditën e fundit të aktivitetit janë vlerësuar produktet softuerike të studentëve nga komisioni i përbërë nga udhëheqesit teknik të projektit dhe përfaqësuesit e kompanive pjesëmarrëse në Bootcamp. Ata kanë vlerësuar produktet softuerike të secilit ekip (skuadër), nga dhjetë grupet e studentëve/nxënëseve pjesëmarrës të 7 institucioneve akademike. Në këtë event studenti Ilir Perolli (pjesë e Ekipit të Bardhë) zhvilloi dhe implementoi produktin softuerik “Libraria Online” në gjuhët programuese/formale HTML, JavaScript dhe PHP, ndërsa inkorporoi bazën e të dhënave dhe framework-un Bootstrap në produktin e tij. Ai u vlerësua nga komisioni përkatës dhe është shpërblyer me vendin e parë nga tre vendet potenciale në kuadër të këtij aktiviteti. Shpat Dylatahu (pjesë e Ekipit të Zi) zhvilloi dhe implementoi produktin softuerik “Deppo” në gjuhët programuese/formale HTML, JavaScript dhe PHP. Shpati inkorporoi bazën e të dhënave dhe framework-un Bootstrap në produktin e tij. Ai u vlerësua nga komisioni përkatës dhe është shpërblyer me vendin e dytë nga tre vendet potenciale në kuadër të këtij aktiviteti. Ndërsa, studenti Fatlind Mazreku (pjesë e Ekipit të Purpurtë (Vjollcë)) zhvilloi dhe implementoi produktin softuerik “Game Zone” në gjuhët programuese/formale HTML, JavaScript dhe PHP, ku inkorporoi bazën e të dhënave dhe framework-un Bootstrap në produktin e tij. Ai u vlerësua nga komisioni përkatës dhe është shpërblyer me vendin e tretë nga tre vendet potenciale në kuadër të këtij aktiviteti. Ky aktivitet u përmbyll me sukses dhe u vlerësua aplikimi i njohurive të studentëve në praktikë, të marra nga tre kurset online të projektit. Të gjithë pjesëmarrësit në këtë aktivitet (udhëheqësit teknik, studentët/nxënësit dhe përfaqësuesit e kompanive) u certifikuan nga implementuesit dhe koordinatorët e projektit, Open Data Kosovo dhe Instituti Shqiptar i Shkencave. Projekti “Edukimi i Hapur në TIK për Punësimin e të Rinjëve” përkrahet nga menaxhmenti i FSHK-së dhe udhëhiqet nga asistenti i rregullt i këtij fakulteti Ph. D. c. Arbër Beshiri. Ky projekt është pjesë e “Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Shqipëri-Kosovë” në kuadër të fondeve të Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA II) dhe financohet nga Bashkimi Europian.

 

 

Njoftim!

Nga data 25.11.2019 deri me datë 26.11.2019, stafi i FSHK-së në përbërje: Prof. Asoc. Dr. Ercan Canhasi, Prof. Ass. Dr. Arsim Susuri dhe Prof. Ass. Dr. Zirije Hasani, po marrin pjesë në takimin e parë të projektit DIPHDICTKES (The development and implementation of PhD Curricula in ICT for Kosovo Education System) nën udhëheqjen e dy universiteteve prestigjioze: Linnaues University (LNU - Suedi) dhe NTNU (Norwegian University of Science and Technology - Norvegji).

Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është të krijojë një kurrikulë kombëtare për Programin e Doktoratës në TIK, në të cilin është i përfshirë edhe Universiteti "Ukshin Hoti" Prizren.

Objektivat specifike të këtij programi janë:

  • Themelimi i një shkolle kombëtare kërkimore në TIK në Kosovë,
  • Vendosja e një kurrikule kombëtare për studimet e doktoratës në fushën e TIK me elementet kryesore të rezultateve të mësimit, qëllimet dhe aftësitë,
  • Rritja e kompetencave kërkimore të universiteteve të stafit të Kosovës
  • Lehtësimi i procesit të akreditimit të programeve të doktoraturave të universiteteve individuale pranë organeve përkatëse kombëtare
  • Zbatimi i programit kombëtar të doktoratës, regjistrimi i gjeneratës së parë të studentëve në doktoratë, të cilët do të mbikëqyren bashkërisht nga Programi dhe vendet partnere.

FSHK, si përfituese e këtij projekti do të ketë mundësinë që, pas përfundimit me sukses të projektit të hapë programin e doktoratës brenda periudhës 3 vjeçare. Gjithashtu, në kuadër të projektit FSHK do të jetë përfituese e të mirave material në vlere prej rreth dyqind mijë euro.

 

NJOFTIM

Njoftohen të gjithë të interesuarit se punimet e nivelit Master të kandidatëve të mëposhtëm janë në diskutim publik:

  • Fjolla Thaqi - "Kalimi dhe integrimi i IT-së në Cloud"
  • Berat Bekteshi - "Sistemi informativ Papershift i përdorur nga Burger King”"
  • Xhevdet Mekani - "Dallimi i strategjive për mbrojtje kibernetike Kosovë-Shqipëri"

Punimet janë në administratë të FSHK-së.

Rikujtim për studentët e nivelit Mastër gjenerata 2018/19

Ashtu si edhe jeni të njoftuar nga plotsim-ndryshimi i konkursit që është bërë më date 15.10.2018 “NJOFTIM MBI PLOTËSIM-NDRYSHIMIN E KONKURSIT PËR STUDIME MASTER NË PËRPUTHJE ME UA NR. 03-2018”, juve u është dhënë mundësija të regjistroni studimet Master dhe në periudhë prej 12 muajve nga momenti i regjistrimit të sjellni çertifikatën e njohjes së gjuhës së huaj. Si menaxhment i FSHK-së po ju rikujtojm edhe një herë që këtë vendim duhet ta respektoni në të kundërtën do humbisni statustin e studentit. Po citoj vendimin:

NJOFTIM

MBI PLOTËSIM-NDRYSHIMIN E KONKURSIT PËR STUDIME MASTER NË PËRPUTHJE ME UA NR. 03-2018

1. Plotësohet dhe ndryshohet konkursi për studime master nr. 01-195 si dhe 01-193 data 04.10.2018 pika 3 dhe 4  (pjesa së dytë – përzgjedhja e kandidatëve) si në vijim:

-Kandidatët që aplikojnë për regjistrim në studime master i nënshtrohen provimit pranues vetëm në lëndë profesionale në gjuhën shqipe e jo edhe në gjuhën angleze siç ka qenë në konkurs.

  • 2. Në bazë të Udhëzimit Administrativ  nr. 03/2018 për gjuhët e huaja në programin e studimeve të ciklit të dytë apo të tretë, studentët me rastin e regjistrimit duhet të kenë certifikatën e gjuhëve në përputhje me këtë udhëzim. Përjashtimisht (referuar shkresës nr. 462/01B të Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë) studentët të cilët pranohen në vitin akademik 2018/19 u mundësohet që këtë certifikatë ta sjellin në periudhën prej 12 muaj nga momenti i regjistrimit, në të kundërtën e humbasin statusin e studentit.
  • 3. Pikat tjera të konkursit mbesin ashtu siç janë.

Kujdes: Ky ndryshim (lehtësim) ka vlejtur vetëm për gjeneratën 2018/19 dhe jo për gjeneratat pasuese!

Linku i njoftimi: https://uni-prizren.com/sq/lajme/1435

Menaxhmenti i FSHK-së.

Njoftim

Njoftohen studentët e FSHK-së se provimin në lëndën "Kompjutimi Mobil" (për gjeneratat e vjetra), i paraparë për datën 11.04.2019, do të mbahet  më 17.04.2019, në ora 15:00."

Me respekt,

Prof. Ass. Dr. Arsim Susuri

Prodekan

LAJMËRIM

Komisioni i Studimeve i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, në takimin e mbajtur me datë 19.12.2018 i propozuan Këshillit te FSHK-së listën e studentëve që duhet të ju nënshtrohen provimeve diferenciale. Këshilli i FSHK-së në mbledhjen e mbajtur më datë 20.12.2018 njëzëri u pajtua që të gjithë studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, të pranuar në vitin akademik 2018/19 në nivelin e studimeve MASTER nga Universitetet tjera Publike dhe Kolegjet private, janë të obliguar që t'iu nënshtrohen provimeve shtesë-plotësuese.

Lëndëve të cilat duhet të ju nënshtrohen studentët janë:

1. Bazat e të dhënave,
2. Rrjetat Kompjuterike dhe
3. Algoritmet dhe Programimi

Studentët që kanë të përfunduar studimet themelore në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike – Drejtimi Kompjuterik dhe në Fakultetin e Shkencave Matematike - Natyrore – Drejtimi Kompjuterik, janë të liruar nga provimet shtesë.

Studentët  të cilët do t'ju nënshtrohen provimeve diferenciale nuk mund të regjistrojnë vitin e dytë respektivisht semestrin e tretë pa i kryer provimet shtesë për lëndët e lartcekura.

Lista e studenteve (me nr.prot.405/18) që duhet t'u nënshtrohen provimeve pranuese është si në vijim:

Shkarko listën këtu

Dekanati i FSHK-së

 

NJOFTIM

NJOFTIM

Njoftohen studentët e drejtim SD se provimi nga lënda Sistemet Operative dhe Menaxhimi i Sistemeve, i paraparë të mbahet më 24.04.2018 në ora 14:00, do të mbahet më 26.04.2018, në ora 17:00, në sallën 422.

Me respekt,

Arsim Susuri.

 

NJOFTIM

Njoftim lidhur me ndryshimin e dates se provimeve. Data e provimeve do jetë si ne vazhdim:

1. Web Dizajn 26.04.2018 ora 14:00
2. Zhvillimi i avansuar i web-it, 26.04.2018 ora 14:00
3. Marketing Online, 26.04.2018 ora 14:00
4. Permbajtja Dinamike e web inxhinjeringut 26.04.2018 ora 14:00
5. Projekt, 26.04.2018 ora 14:00

Pra xhvendosja e datave behet prej 25.04.2018 ne 26.04.2018.

Me respekt,

NJOFTIM

Provimi nga lënda Teknologjitë e avancuara të IP-ve dhe rrjetave të Semestrit III e cila në orarin e provimeve figuron me 03.02.2018, do të mbahet me 01.02.2018 nga ora 15:00 h.

prof. Dr. Malush Mjaku

Njoftim për ndryshim ore të provimeve

 

Me që më 23.01.2018 prej ora 9:00 është caktuar mbledhja e Komisionit të Studimeve në Rektorat ku edhe jamë antare, jamë e detyruar që ta ndryshoj orën e provimeve në vijim:

 

  • 1. Web Dizajn-SD
  • 2. Modelet e biznesit elektronik-SD
  • 3. Përmbajtja statike e web inxhinjeringut-TIT

 

Këto tre provime do mbahen në datën e njejtë pra 23.01.2018 por me orë të ndryshuar pra prej ora 13:00.

Me respekt,
Zirije H.

 

LAJMËRIM

Komisioni i Studimeve i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, në takimine mbajtur me datë 22.11.2017, njëzërit u pajtua që të gjithë studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, të pranuar në vitin akademik 2017/18 në nivelin e studimeve MASTER nga Universitetet tjera Publike dhe Kolegjet private, janë të obliguar që t'iu nënshtrohen provimeve shtesë-plotësuese.

Lëndëve të cilat duhet të ju nënshtrohen studentët janë:

1. Bazat e të dhënave,
2. Rrjetat Kompjuterike dhe
3. Algoritmet dhe Programimi.

Studentët që kanë të përfunduar studimet themelore në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike – Drejtimi Kompjuterik dhe në Fakultetin e Shkencave Matematike - Natyrore – Drejtimi Kompjuterik, janë të liruar nga provimet shtesë.

Studentët  të cilët do t'ju nënshtrohen provimeve diferenciale nuk mund të regjistrojnë vitin e dytë respektivisht semestrin e tretë pa i kryer provimet shtesë për lëndët e lartëcekura.

Lista e studenteve që duhet tju nënshtrohen provimeve pranuese është si në vijim:

LISTA

Dekanati i FSHK-së

Me respekt, Zirije Hasani

LAJMËRIM

Lajmërohen studentët e nivelit Master  në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike lidhur me provimet e lëndëve të caktuara se provimet do mbahen me komision si në vazhdim:

1. Matematika Diskrete, E premte (03.11.2017) me fillim në ora 13:00
2. Matematika e avancuar për shkencat Kompjuterike, E premte (03.11.2017) me fillim në ora 13:00
3. Principet e avansuara të gjuhëve programuese, E Ejnte (02.11.2017) me fillim në ora 13:00
4. Kapituj të zgjedhur nga sigurija e komjuterit, E Ejnte (02.11.2017) me fillim në ora 15:00

Me nderime,
Dekanati i FSHK

 

Njoftim

Grupët studentëve të vitit të parë 2017/2018 në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike sipas numrit rendor të ID-së.

Dizajn Softueri (SD)

Teknologji e Informimit dhe Telekomunikimit (TIT)

NJOFTIM

Njoftohen studentet e vitit të parë në FSHK në të dy drejtimet TIT dhe SD për vitin akademik 2017/18 se grupet për Ligjerat dhe ushtrime janë si ne vijim:

Drejtimi: SD - Ligjeratat
Drejtimi: SD - Ushtrime


Drejtimi: TIT - Ligjeratat
Drejtimi: TIT - Ushtrime

NJOFTIM

Njoftohen studentet se provimi nga lenda Teknologjia  TCP/IP ne programin TIT do te mbahet diten e hene me date 02.10.2017, me fillim ne ora 10:00 ne Amfiteatrin e Rektoratit.

Me respekt

Prof. Malush Mjaku

NJOFTIM

Njoftohen studentet se provimi nga lenda Metodat Kerkimore ne programin SD do te mbahet me daten 27.09.2017, dite e merkure ne fillim ne ora 10:00 ne Amfiteatrin e Rektoratit.

Me respekt

Prof. Malush Mjaku

NJOFTIM

Njoftohen studentet se provimi Teknologji e avansuar e IP-ve dhe rrjetave shtyhet per diten e marte me date 26.09. 2017 ne ora 12:00. Provimi mbahet ne amfiteatrin te Rektorati.
Me respekt,
Prof. M. Mjaku

NJOFTIM

Ju njoftojmë se provimi nga lënda Kontrolli (Programi TIT) FSHK, do të mbahet me datën 22.09.2017 në ora 10 salla 432.

Me respektë 
Pedagogu i lëndës

NJOFTIM

Provimet Inxhinieringu Softverik SD dhe Menaxhimi Projekteve TIT do te mbahen neser dite e marte(19.09.2017)  prej ores 10:00 jo prej ores 11:00 gjegjesisht 12:00 ne amfiteatrin e Rektoratit?

Prof, Malush Mjaku

NJOFTIM

Njoftohen studentet se provimi nga lënda: Metodat e Transmetimit e paraprë me datë 16.09.2017, ditë e shtunë do të mbahet me datë 21.09.2017, ditë e enjtë me fillim në ora 10:00 në Amfiteatrin te rektorati.

Me respekt

Malush mjaku

NJOFTIM

Njoftohen studentet se provimi nga lënda Sistemet Operative dhe Menaxhimi i Sistemeve, i paraparë me orar të mbahet më 19.09.2017 në ora 10:00, do të zhvendoset në datën 25.09.2017, në ora 12:00.

Arsim Susuri

LAJMËRIM

Lajmërohen të gjithë të interesuarit se, kandidatja Elissa Mollakuqe do të mbrojë punimin e Masterit, me titull: "VLERËSIMI I PËRFORMANCËS SË ALGORITMEVE PËR SORTIM NË PLATFORMA DHE RRETHINA TË NDRYSHME” në programin "Shkencat Kompjuterike dhe Teknologjitë e Komunikimit". Mbrojtja e punimit do të jetë publike dhe do të mbahet me dt. 21.07.2017 në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, kati i III-të, salla nr-423, duke filluar nga ora 14:00 (katërmbëdhjetë).

Anëtarët e komisioni janë:

1. Prof. Ass. Dr. Ercan CANHASI (kryetar);
2. Prof. Asoc. Dr. Mentor HAMITI (anëtar);
3. Prof. Ass. Dr. Samedin KRRABAJ (mentor).

Vendimi i komisionit shpallet publikisht para auditorit.

Zyrtare për Master:

Dushe Vezaj

LAJMËRIM

Paraqitja e provimeve shtesë - plotësuese do të bëhet nga data 19.06.2017 deri me datë 22.06.2017 të zyrtarja për shërbime të studentëve.

Provimet shtesë në nivelin MASTER janë të obliguar ti paraqesin edhe studentët të cilët deri më tani i kanë kryer provimet e parapara, me qëllim që notat  të dokumentohen dhe të bartën në dosjet e studentëve.

Orari i mbajtjes së provimeve shtesë:

LËNDA

PROFESORI

DATA

ORA

SALLA

DIFERENCIALE

Bazat e të dhënave

Samedin Krrabaj

23.06.2017

14:00

Salla 421

Rrjetat Kompjuterike

Malush Mjaku

22.06.2017

12:00

Salla 432

Algoritmet dhe Programimi

Ercan Canhasi

28.06.2017

14:00

Salla 431

Dekanati i FSHK-së

NJOFTIM

Lista e rezultateve nga lënda Matematikes I dhe II, FShK, drejtimi TIT. te prof. Kajtaz Bllaca

 

 

Rezultatet e provimit - 22 prill 2017- Matematika I dhe II

 

NJOFTIM

Lista e studentëve të nivelit Master që duhet t'ju nënshtohen provimeve diferenciale:

 

Lista e studentëve për vitin akademik 2015/16

Lista e studentëve për vitin akademik 2016/17

 

</

LAJMËRIM

Këshilli i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, në mbledhjen e rregullt të mbajtur me datë 05.12.2016, njëzërit u pajtua që të gjithë studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, të pranuar në vitin akademik 2016/17 në nivelin e studimeve MASTER nga Universitetet tjera Publike dhe Kolegjet private, janë të obliguar që t'iu nënshtrohen provimeve shtesë-plotësuese.

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

""

Western Balkan Online Library Platform

https://lnss-projects.eu/bal/western-balkan-online-library-platform/