Konstituohet Bordi Këshillëdhënës Industrial (BKI) në Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit në UPZ

Me datë 19.12.2019 në Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit u themelua Bordi Këshillëdhënës Industrial (BKI) roli i të cilit është në funksion të bashkëpunimit dhe ndërveprimit të fakultetit me komunitetin e biznesit dhe palët e jashtme të interesit. Ky bashkëpunim synon shkëmbimin e përvojave të mira dhe rekomandimeve me dobi reciproke (këshillime, trajnime, studime të përbashkëta, mundësi punësimi, ekspertiza, praktika profesionale etj.). Anëtarë të bordit janë komuniteti i biznesit, organizatat qeveritare si dhe nga shoqëria civile.

Pas procesit zgjedhor të fshehtë, Endra Luzha (ABI), u zgjodh kryetare e BKI ndërsa Besim Loshaj (Agroproduct), zëvendëskryetar.

Për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Pyjeve, të martën në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren nga Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit janë mbëltuar disa fidanë. Këtë e bënë profesorë dhe studentë të këtij fakulteti. Siç dihet në kuadër të FSHJM-së është edhe drejtimi i Shkencave të Pyjeve, një drejtim shumë i rëndësishëm dhe i domosdoshëm në nivel vendi dhe më gjerë. 
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka caktuar 21 Marsin si Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve, për të festuar dhe për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e të gjitha llojeve të pyjeve dhe pemëve jashtë pyjeve.
Sipërfaqja pyjore në Kosovë është mjaft e qëndrueshëm me rreth 481 000 ha apo 44.7% e sipërfaqes totale. 38% e sipërfaqes pyjore është në pronësi private, ndërsa 62% janë pyje publike. Pyjet cungishte dominojnë sipërfaqet pyjore me 84%. Pyjet e pastra fletore mbulojnë pothuajse 83% të sipërfaqes pyjore.
Pyjet mbulojnë një të tretën e masës tokësore të globit dhe kanë një funksion thelbësor për të mirën e gjithë njerëzimit. Rreth 1.6 miliardë njerëz-përfshirë mbi 2000 komunitete indigjene- varen tërësisht nga pyjet. Këto të fundit janë eko sistemet biologjikisht më të ndryshme në tokë dhe strehojnë mbi 80% e specieve të kafshëve, pemëve dhe insekteve mbi tokë. Pyjet gjithashtu ofrojnë strehë, punë dhe siguri për komunitetet, jeta e të cilëve varet prej tyre. Pyjet kanë një rol kyç në betejën e njerëzimit për t'iu përshtatur dhe luftuar ndryshimet klimatike. Ato balancojnë oksigjenin, dioksidin e karbonit dhe lagështinë e ajrit. Pyjet mbrojnë burimet e ujit që mundësojnë furnizimin me mbi 75% të ujit të pijshëm. E megjithatë, pavarësisht këtyre përfitimeve të çmuara ekologjike, ekonomike, sociale dhe shëndetësore, bota po vuan nga një shpyllëzim i niveleve alarmante. Plot 13 milionë hektarë pyje shkatërrohen çdo vit. Shpyllëzimi është fajtor për 12-20 për qind të emitimit të gazrave serë që kontribuojnë në ndryshimet klimatike. Në Shqipëri është miratuar një moratorium 10 vjeçar për prerjen e pyjeve për arsye fitimi.


 

Me qëllim të sensibilizimit të opinionit mbi rëndësin e Pyjeve dhe Mjedisit, studentë të Fakultetit të Shkenave të Pyjeve dhe Mjedisit-UPZ, mbajtën Ligjerata ne ambientet e Gjimnazit Gjon Buzuku në Prizren. Te pranishëm ishin nxënës të klasave të XII dhe profesor nga lëndët e biologjisë. Interesimi i nxënësve rreth resursëve që ka Kosova, favoreve dhe vështërsive që hasen në Menaxhimin korrekt të Pyjeve ishte mjaftë i lartë. Praktika të tilla do të vazhdojnë të ndiqen edhe nëpër shkolla të tjera të Republikës së Kosovës.

 

AKTIVITETET E FSHJM

Në kuadër të planprogramit të Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit, studentët nga drejtimi i Shkenca të Pyjeve si dhe Agroniznes, së bashku me stafin akademik realizuan dy vizita studimore.

Pjesa e parë e vizites për drejtimin e Agrobiznesit u realizua te Ndërrmarrja biznesore “Agroproduct” me seli në Komunën e Istogut. Një storie suksesi për të marrë shembull se edhe në Republikën tonë mund të kemi suksese gjatë aktivitetit biznesor me punë të ndershme.

Një shqiptar i kthyer nga diaspora shqiptare (Zvicrra) ka krijuar një ndërrmarrje me aktivitet prodhues, përkatësisht grumbullimin e bimëve aromatike dhe mjeksore dhe frutave malore, ku në këtë kompani janë rreth 3700 punëtorë (me standarde europiane) të punësuar në gjitha fazat nga grumbullimi deri te përpunimi në të gjitha regjionet e Kosovës.

Pjesa e dyte e visitës u realizua në fidanishten pyjore të Institutit Pyjor të Kosovës në Arabërdë, Pejë. Aty studentët u pritën nga stafi i Institutit pyjor ku u njoftuan për së afërmi me proceset e prodhimit të fidaneve pyjore që nga trajtimi i farës, mbjellja, kujdesimi i fidaneve, aspekti shëndetësor si dhe përgaditja e tyre për transport deri tek vendi i pyllëzimit. Studentët parashtruan disa pyetje ku morën përgjegje profesionale nga stafi i Institutit Pyjor të Kosovës.

 

NJOFTIM

Njoftohen studentët e vitit të parë të FSHJM-së programi: Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit, se ushtrimet nga lënda Biologjia e Shtazëve do të mbahen këtë të premte respektivisht datë: 06.10.2017 në ora 11:00.

Me respekt, Msc. Liridon Buqaj

NJOFTIM

Njoftohen studentet se provimet nga lendet  Informatika ne FSHJMN do te mbahen me date 07.09.2017, pra dite e enjete me fillim ne ora 10:00 ne amfiteatrin nr.300 te Rektorati.

Me respekt, Malush Mjaku

NJ O F T I M

Njoftohen të gjithë studentët e Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit se ka filluar procedura e regjistrimit / vërtetimit të semestrit veror prej dt. 02.03.2017 dhe zgjat deri më datë 10.03.2017.

Bazuar në Udhëzimin administrativ të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë sipas nr.ref 17/2014 dt. 06.05.2014 në lidhje me aplikimin e pagesave të studentëve në universitetet publike në Republikën e Kosovës dhe në zbatim të nenit 2 paragrafi 1 të Udhëzimit së lartcekur për studentët e vitit të I-rë të nivelit të studimeve bachellor, të njëjtit janë të liruar nga pagesat administrative të semestrit.

Regjistrimi dhe vërtetimi bëhet me plotësimin e formularit i cili gjendet në hapësirën e Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit.

Vërejtje: Ju lutem që t’i respektoni afatet e sipërshënuar në lidhje me regjistrimin / vërtetimin e semestrit veror!

 

DEKANATI

Lista e kandidatëve për propozim me angazhim në Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit për Semestrin Veror 2016-2017

Lista PDF

Rezultatet e provimit pranues të afatit të parë në Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit për vitin Akademik 2016/2017:

Rezultatet:

Drejtimi: Agrobiznes

Drejtimi: Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit

 

Afati për ankesa është më: 25.07.2016, ndërsa shqyrtimi i tyre do të bëhet më 26.07.2016.

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas