Summary

Malush Mjaku mori Ph.D. e tij në vitin 2011 (me titull " Hulumtimi i shpërndarjes të sforcimeve dhe deformimeve në prerjen tërthore të gypave me rrymë të frekuencës së lartë me tegel drejtvizor nga kualiteti i çelikut J55 API 5CT ") në Shkencat Teknike - Inxhinieri Mekanike nga Universiteti Kiril dhe Metodij, Shkup, Maqedoni.

Malush Mjaku mori M.sc. e tij në vitin 2005 (me titull " Hulumtimi i vetive mekanike të llamarinës para dhe pas formimit te gypit me tegel drejtvizor") në Fakultetin Teknik - Inxhinieri Mekanike nga Universiteti  i Prishtines, Prishtine, R. e Kosovës.

Malush Mjaku mori Bsc. e tij në vitin 1984 (me titull " Ndikimi i deformimit plastik në ndryshimin e vetive mekanike  të SH.N.L-së gjat prodhimit të gypave me frekuencë te lartë") në Fakultetin E Xehëtarisë dhe Metalurgjisë - Metalurgji,  nga Universiteti  i Prishtinës, Prishtine, R. e Kosovës.

Ai ka publikuar nje numer te konsideruar të punimeve ne Konferenca vendore, rajonale dhe nderkombëtare. Ka punuar në Fabrikën e Tubave në Ferizaj për disa vite në pozitën e Drejtorit të kontrollës dhe kualitetit ne nivel qendrorë të IMK-së. Ka punuar në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Departamentin e Arsimit të Lartë si u.d. i Drejtorit të Departamentit. Pastaj ka qenë themelues i  Departamentit të Shkencës dhe Teknologjisë si dhe u.d. i Drejtorit të Departamentit si dhe Shef i Divizionit të Teknologjisë. Ka të realizuara një varg çertifikatash dhe diplomash mbrenda dhe jasht vendit si p.sh.: Modulen: a) Human Resource-Motivation; b) Organisation; c)Human Resource- Personalmangement; d) Projektmanagement , Wirtschaftsforderungsinstitut (WFI), Wien, (17.10.2005 - 17.03.2006), Leadership, National Albanian American Council *1996*, Maj-July, 2007. Çertifikatë, Udhëheqja, Motivimi dhe Delegimi, Instituti i Kosovë për Administratë Publike, 29-31 Maj 2006. Çertifikatë, Strategic Planning, Management & Development Associates, Durrës, Albania 18 October 2007.

 

Autobiografia _CV