Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Takimi informativ rreth kalimit të kampit të KFOR-it në kuadër të UPZ-së

01 Mars 2017

Udhëheqësit e Kontingjentit Gjerman të KFOR-it takuan me 1 mars 2017 përfaqësuesit e lartë të Universitetit publik të Prizrenit “Ukshin Hoti” dhe të KK Prizren , për të biseduar rreth shfrytëzimit të mëtutjeshëm të Kampit Fushor në Prizren, pas dorëzimit tek UNMIK-u në gjysmën e parë të vitit 2019.

Komandanti i Kontingjentit Gjerman të KFOR-it, koloneli Jochen Gumprich, takoi sot rektorin e Universitetit të Prizrenit Ramë Vataj si dhe prorektorët Kadri Kryeziu dhe Sadik Idrizi dhe drejtorin për administratë komunale Ilir Baldedaj. Në këtë takim mori pjesë edhe Ernst Tschoepfe si përfaqësues i Misionit të Kombëve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK). Sipas gjendjes së tanishme është e paraparë që Bundeswehr-i – në kuadër të përshtatjes përmbyllëse të personelit të saj në Kosovë – t´ia dorëzojë Kampin Fushor UNMIK-ut në gjysmën e parë të vitit 2019. Koloneli Gumprich iu dha mysafirëve informacione intensive rreth Kampit Fushor. Me këtë rast u prezantua infrastruktura dhe përmend tema e rëndësishme e shpenzimeve aktuale të Kampit Fushor, përkitazi rreth përdorimit të mëtutjeshëm të mundshëm.

Qëllimi i shprehur i këtij takimi ishte që pjesëmarrëseve të këtij takimi t´u shpaloset një fotografi reale e gjendjes faktike dhe e mundësive të larmishme në terren, dhe me këtë të merren hapat e parë të përbashkët në drejtim të një shfrytëzimi të mëtutjeshëm të kualifikuar dhe të përshtatshëm të Kampit Fushor. Personeli vendor i kualifikuar në shumë aspekte, të cilët aktualisht e sigurojnë funksionimin e këtij kampi, ishin vetëkuptueshëm prioritet i bisedave. Këtij takimi i ka paraprirë një bisedë e ambasadores gjermane në Kosovë, zonjës Angelika Viets, me përfaqësues të lartë të Komunës së Prizrenit, ku për herë të parë u shpreh dëshira që kjo hapësirë 42 hektarëshe t´i jepet në shfrytëzim Universitetit Publik të Prizrenit në të ardhmen. Gjermania do të vazhdojë në kuadër të misionit të KFOR-it të japë një kontribut për një ambient të sigurt në Kosovë edhe në të ardhmen.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas