Një delegacion nga Egjipti vizitoi UPZ-në
01 Mars 2017
Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të mërkurën e ka vizituar ambasadori Mohamed El Orabi – deputet në Parlamentin e Egjiptit (ish-Kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme dhe ish-Ministër i Jashtëm i Egjiptit), si dhe Ahmed El-Moslemany – ish-këshilltar i Presidentit Adly Mensur (2013), shkrimtar në gazetën Al-Ahram, si dhe gazetar në televizionin më me ndikim në Egjipt dhe botën arabe – TV DREAM, me emision të përditshëm të ashtuquajtur “Botimi i parë – Et Taba El Ula. Ky delegacion nga Egjipti është pritur nga Rektori Prof. Dr. Ramë Vataj dhe prorektorët Prof. Ass.Dr. Kadri Kryeziu dhe Dr. Sc. Sadik Idrizi.
