UPZ lidh marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Bezmialem Vakif në Turqi
11 Mars 2017
Në Universitetin”Ukshin Hoti” në Prizren, është arritur memorandum bashkëpunimi në mes të Universitetit Bezmialem Vakif në Turqi. Marrëveshjes përkatëse e kanë nënshkruar të shtunën Rektori i UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj dhe Rektori i UBV-së, Prof. Dr. Rümeyza Kazancioglu.
Rektorët e të dy universiteteve e vlerësuan lartë arritjen e marrëveshjes për bashkëpunim në fushat akademike. Në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit dy institucionet do të bashkëpunojnë në fushat, si: Shkëmbimi i stafit akademik dhe administrativ, shkëmbimin e studentëve, hulumtime të përbashkët shkencore dhe studime, pjesëmarrja në seminare dhe takime akademike, shkëmbimi i materialeve të botuara akademike dhe informacione të tjera.
