Komandanti i kontingjentit të KFOR-it gjerman, koloneli Jochen Gumprich vizitoi UPZ-në
16 Mars 2017
Universitetin ‘Ukshin Hoti” në Prizren, e ka vizituar komandanti i kontingjentit të KFOR-it gjerman në Prizren, koloneli Jochen Gumprich me bashkëpunëtorët e tij. Kjo vizitë ishte në kuadër të bisedave rreth shfrytëzimit të mëtutjeshëm të Kampit Fushor në Prizren, për të cilën gjë është i interesuar edhe UPZ. Koloneli Gumprich u njoftua nga Rektori Prof. Dr. Ramë Vataj dhe Prorektori Prof. Ass. Dr. Kadri Kryeziu me gjendjen ekzistuese të UPZ-së dhe qëllimin e këtij universiteti për të marr kampin e KFOR pas përfundimit të misionit. Pas takimit, delegacioni nga kontingjenti gjerman i KFOR u njoftua me infrastrukturën ekzistuese në kampusin e UPZ-së. Gjatë kësaj vizite ata diskutuan për hapat e mundshëm të mëtutjeshëm, siç është bërja e studimit të fizibilitetit, për të parë se cilat janë mundësitë për të shfrytëzuar infrastrukturën aktuale të kampit për nevojat e UPZ-së.
