Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Agim Rexhepi përfaqësues i shoqatës “Miqtë e Amerikës” mbajti ligjëratë në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren

20 Mars 2017

Themeluesi i shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi të hënën ka mbajtur një ligjëratë para studentëve të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, me temë raportet shqiptaro-amerikanë dhe kontributi i kësaj shoqate në këto relacione. Fillimisht një fjalë hyrëse e mbajti Prorektori Prof. Ass. Dr. Kadri Kryeziu, i cili e falënderoi përfaqësuesin e kësaj shoqate për kontributin e dhënë për miqësinë mes shqiptarëve dhe amerikanëve. Rexhepi numëroi aktivitetet që ka organizuar kjo shoqatë ndër vite, duke theksuar bashkë organizimin me Qeverinë e Kosovës vizitën e Presidenti Bill Clinton më 2009, iniciativën për shpallje “Qytetar Nderi” nëpër komuna dhe “Dokctor Honoris Causa” nëpër universitete të Kosovës të shumë personaliteteve nga SHBA që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën, si Madeleine Albright, Wesley Clark, Bod Doll, Christopher Hill, etj.. Në fund të vizitës, në takim përfaqësuesit e kësaj shoqate i priti edhe Rektori Prof. Dr. Ramë Vataj i cili i falënderoi për vizitën dhe ligjëratën e mbajtur para studentëve të UPZ-së, duke theksuar si mirëpresin nismat nga kjo shoqatë edhe në të ardhmen.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas