Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Prof. Dr. Kadri Kryeziu promovoi librin e radhës universitar “E Drejta Romake”

07 Prill 2017

 

Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Prorektor në UPZ, promovoi librin e radhës universitar, “E Drejta Romake”. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast në Universitetin “Ukshin Hoti” kanë marr pjesë përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale, të gjykatave, të prokurorisë, shoqërisë civile etj.. Me këtë rast fjalë rasti mbajti Rektori i UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj i cili e vlerësoi lartë punën akademike të profesorit Kadri Kryeziu. “Ne si Universitet kemi nderin të promovojmë librin e radhës të profesorit dhe prorektorit Kadri Kryeziu, me titull “E Drejta Romake”. Profesorin e përgëzojmë për punën e çmuar që ka bërë për studentët e Fakultetit Juridik të UPZ-së por edhe gjithë Kosovës dhe më gjerë. Profesori Kryeziu meriton vlerësim pasi që me gjithë angazhimet që ka si profesor dhe si prorektor në UPZ ka gjetur kohë që të shkruan edhe libra.”, theksoi Rektori Vataj. Recensentja e librit Prof. Jorida Xhafa, e përgëzoi për punën në këtë libër profesor Kryeziun duke theksuar se libri është për çdo lëvdatë. Ndërkaq, Dekani i Fakultetit Juridik në UPZ, Prof. Dr. Arif Rizaj, e falënderoi profesor Kryeziun për punën e madhe që ka bërë në shkrimin e librit të radhës i cili do tu hynë në punë studentëve por edhe profesorëve. Arianit Berisha, kryetar i Parlamentit Studentor po ashtu theksoi se profesori Kadri Kryeziu po bënë punë të madhe akademike, ngase për një kohë të shkurtër ka arritur të nxjerr nga shtypi dy libra të rëndësishëm universitar.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas