Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Profesori nga Izraeli, Amnon Carmi mbajti ligjëratë në UPZ rreth Bioetikës

24 Prill 2017

 


Profesori nga Izraeli, Amnon Carmi, udhëheqës i Bioetikës në UNESCO, të hënën ka mbajtur një ligjëratë para studentëve dhe mësimdhënësve të Universitetit “Ukshin Hoti”. Fillimisht ai u takuar me Rektorin, Prof. Dr. Ramë Vataj, i cili e falënderoi profesor Carmin për vizitën dhe mbajtjen e ligjëratës. Profesor Carmi shprehi kënaqësinë e tij që po qëndron në Kosovë, veçanërisht në Universitetin e Prizrenit për të mbajtur ligjëratë nga kjo fushë. Ligjërata e profesorit nga Izraeli u ndjek me vëmendje nga studentët dhe profesorët e UPZ-së.

Ndërkaq, z. Amnon Carmi, foli për rëndësinë e hapjes e zyrës në Kosovë,të cilën e udhëheq dr. Miftar Zenela, e cila gradualisht do të aftësojë profesorët për implementimin e projektit që ka të bëjë me promovimin e parimeve themelore të etikës në sistemin edukativo-arsimor.  Ai ka njoftuar UNESCO i ka të hapura qendrat e Bioetikës në universitetet e mbi 159 vendeve të botës, anëtare të UNESCO-s.

Republika e Kosovës është anëtare e barabartë në mesin e 124 shteteve të botës që nga gushti i vitit 2015 e Chair on Bioethics  në UNESCO cila  është një organizatë ndërkombëtare nën ombrellën e UNESCO-s , e themeluar në vitin 2001 e cila merret me edukimin etik në arsimin e ultë, të mesëm dhe në arsimin e lartë.

Kjo organizatë  gjithashtu ka mbajtur 12 konferenca ndërkombëtare të Biotikës, Etikës Mjekësore dhe Ligji në Shëndetësi , ku janë nxjerrur shumë konventa dhe rezoluta ndërkombëtare mbi respektimin e normave etike dhe ligjore në institucionet shëndetësore dhe arsimore.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas