Profesori nga Izraeli, Amnon Carmi mbajti ligjëratë në UPZ rreth Bioetikës
24 Prill 2017
Profesori nga Izraeli, Amnon Carmi, udhëheqës i Bioetikës në UNESCO, të hënën ka mbajtur një ligjëratë para studentëve dhe mësimdhënësve të Universitetit “Ukshin Hoti”. Fillimisht ai u takuar me Rektorin, Prof. Dr. Ramë Vataj, i cili e falënderoi profesor Carmin për vizitën dhe mbajtjen e ligjëratës. Profesor Carmi shprehi kënaqësinë e tij që po qëndron në Kosovë, veçanërisht në Universitetin e Prizrenit për të mbajtur ligjëratë nga kjo fushë. Ligjërata e profesorit nga Izraeli u ndjek me vëmendje nga studentët dhe profesorët e UPZ-së.
Ndërkaq, z. Amnon Carmi, foli për rëndësinë e hapjes e zyrës në Kosovë,të cilën e udhëheq dr. Miftar Zenela, e cila gradualisht do të aftësojë profesorët për implementimin e projektit që ka të bëjë me promovimin e parimeve themelore të etikës në sistemin edukativo-arsimor. Ai ka njoftuar UNESCO i ka të hapura qendrat e Bioetikës në universitetet e mbi 159 vendeve të botës, anëtare të UNESCO-s.
Republika e Kosovës është anëtare e barabartë në mesin e 124 shteteve të botës që nga gushti i vitit 2015 e Chair on Bioethics në UNESCO cila është një organizatë ndërkombëtare nën ombrellën e UNESCO-s , e themeluar në vitin 2001 e cila merret me edukimin etik në arsimin e ultë, të mesëm dhe në arsimin e lartë.
Kjo organizatë gjithashtu ka mbajtur 12 konferenca ndërkombëtare të Biotikës, Etikës Mjekësore dhe Ligji në Shëndetësi , ku janë nxjerrur shumë konventa dhe rezoluta ndërkombëtare mbi respektimin e normave etike dhe ligjore në institucionet shëndetësore dhe arsimore.
