Prokurori i EULEX, z. Drew G. Engel mbajti ligjëratë në UPZ me temë “Sekreti i ekzaminimit të dëshmitarit”
04 Maj 2017
Në kuadër të Klinikës Juridike të Programit Kërko Drejtësi të Departamentit të Shtetit (SHBA), të enjten në UPZ-Fakulteti Juridik, prokurori i EULEX, Z. Drew G. Engel ka mbajtur ligjëratë me temën, Sekreti i ekzaminimit të dëshmitarit”. Tema mjaftë interesante nxiti kureshtjen e studentëve të Fakultetit Juridik ndjekës të këtij programi, të cilit në mënyrë interaktive morën pjesë në diskutim.
