Dy profesorë nga universitetet prestigjioze austriake po ligjërojnë në UPZ
08 Maj 2017
Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj, të hënën ka pritur në takim dy profesorë të Universitetit Edukativ të Tirol në Austri, Univ. –Prof. Dr. Jörg Meier dhe Mag. phil. Reinhard Wieser, të cilët kanë ardhur për të ligjëruar në UPZ në kuadër të projektit ERASMUS PLUS. Në takim ishte edhe shefja e gjermanishtes në Fakultetin e Filologjisë, Prof. Ass. Dr. Kimete Canaj dhe koordinatori për cilësi në UPZ, Jasmin Jusufi.
Rektori Vataj i falënderoj profesorët austriak për ligjëratat që do të mbajnë në UPZ dhe gjithashtu për gatishmërinë e treguar për të mbështetur UPZ-në për konsolidimin e degës të gjuhës gjermane në kuadër të Fakultetit tw Filologjisw. Profesor Meier shprehi vullnetin e tij për të mbështetur UPZ-së për hapjen e një programi Master në Gjuhën Gjermane, si në hartimin e kutikulave, sigurimin e partneritetit me universitete evropiane, ashtu edhe në mësimdhënie. Profesoresha Canaj, e cila është angazhuar në sjelljen e këtyre profesorëve nga ky universitet prestigjioz austriak në UPZ, theksoi se janë duke punuar si në mobilitet të stafit dhe studentëve por edhe në zhvillimin e degës së gjuhës gjermane.
