Prorektori i UPZ-së, Kadri Kryeziu priti në takim zyrtaren për çështje kulturore dhe arsimore në ambasadën e SHBA-së në Prishtinë
11 Maj 2017
Prorektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Ass. Dr. Kadri Kryeziu, të enjten ka pritur në takim zyrtaren për çështje kulturore dhe arsimore në ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, znj. Remzie Potoku. Në takim ishin edhe u.d. Dekani i Fakultetit Ekonomik, Prof. Ass. Dr. Halil Kuka dhe u. d. Dekani i Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit, Prof. Ass. Dr. Isuf Lushi si dhe Prof. Ass. Dr. Sejdi Sejdiu, shef i programit në gjuhën angleze në Fakultetin e Filologjisë. Tema e diskutimit ishte angazhimi i një asistenti amerikan për ushtrime të gjuhës angleze në Universitetin e Prizrenit, i cili do të angazhohet në Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe në atë të Filologjisë. Temë diskutimi ishte edhe angazhimi i një profesori amerikan për mbajtjen e lëndëve në Programin Master, Trashëgimi Kulturore dhe Menaxhim i Turizmit në Fakultetin Ekonomik, i cili profesor do të vjen në kuadër të projektit Fulbright Scholarship.
