Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Prorektori i UPZ-së, Kadri Kryeziu priti në takim zyrtaren për çështje kulturore dhe arsimore në ambasadën e SHBA-së në Prishtinë

11 Maj 2017

Prorektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Ass. Dr. Kadri Kryeziu, të enjten ka pritur në takim zyrtaren për çështje kulturore dhe arsimore në ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, znj. Remzie Potoku. Në takim ishin edhe u.d. Dekani i Fakultetit Ekonomik, Prof. Ass. Dr. Halil Kuka dhe u. d. Dekani i Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit, Prof. Ass. Dr. Isuf Lushi si dhe Prof. Ass. Dr. Sejdi Sejdiu, shef i programit në gjuhën angleze në Fakultetin e Filologjisë.  Tema e diskutimit ishte angazhimi i një asistenti amerikan për ushtrime të gjuhës angleze në Universitetin e Prizrenit, i cili do të angazhohet në Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe në atë të Filologjisë. Temë diskutimi ishte edhe angazhimi i një profesori amerikan për mbajtjen e lëndëve në Programin Master, Trashëgimi Kulturore dhe Menaxhim i Turizmit në Fakultetin Ekonomik, i cili profesor do të vjen në kuadër të projektit Fulbright Scholarship.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas