Universitetin “Ukshin Hoti” e vizituan ekspertët e jashtëm në kuadër të procesit të riakreditimit të programeve ekzistuese në FE, FSHK dhe FF
16 Maj 2017
Universitetin “Ukshin Hoti” e vizituan ekspertët e jashtëm në kuadër të procesit të riakreditimit të programeve ekzistuese nw FE, FSHK dhe FF
Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, të martën ka pritur në vizitë ekspertët e jashtëm të Agjencisë të Akreditimit të Kosovës, në kuadër të procesit të riakreditimit të programeve ekzistuese në Fakultetin e Ekonomisë(niveli Master), atë të Shkencave Kompjuterike(niveli Master) dhe atë të Filologjisë. Në vizitë ishte grupi i ekspertëve në këtë përbërje: Prof.Dr. Andrew Goodspeed/ South East European University (MK), Prof.Dr.DhurataShehri/ University of Tirana (AL), Prof.Dr. Patricia Kotnik/ University of Ljubljana (SI), Prof.Dr.PeeterNormak/ Tallinn University (EE) si dhe zyrtarët përkatës të Agjencisë së Akreditimit të Kosovës. Fillimisht ata janë takuar me përfaqësuesit e menaxhmentit, në përbërje nga Prorektori për Marrëdhënie me Jashtë dhe Ngritje të Cilësisë, Dr. Sc. Sadik Idrizi, Prorektori për Infrastrukturë, Prof. Ass. Dr. Kadri Kryeziu, u.d. Sekretari i Përgjithshëm, Burim Berisha dhe koordinatori për cilësi, PhD Cand. Jasmin Jusufi.
Menaxhemti prezantoi punën që është bërë në riakreditimin e këtyre programe, në kuadër të rregullave përkatëse, duke theksuar se të gjitha kërkesat në suaza të mundësive ekzistuese janë plotësuar për riakreditimin e këtyre programeve.
Më pas ekspertët e jashtëm dhe ata nga AKA-janë takuar me bartësit e programe që janë në proces të riakreditimit, me personelin akademik dhe me përfaqësuesit e studentëve. Ata po ashtu janë njoftuar me infrastrukturën ekzistuese të këtyre fakulteteve, përfshirë edhe kabinetet e informatikës dhe bibliotekat.
