Alexandra Papadopoulou, Shefe e misionit të EULEX-it mbajti ligjëratë në UPZ
23 Maj 2017
Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të martën ka mbajtur një ligjëratë, Zonja Alexandra Papadopoulou, Shefe e misionit të EULEX-it në Kosovë. Ajo foli për mandatin e këtij misioni, të arriturat e shënuara dhe sfidat me të cilat ballafaqohet sistemi i drejtësisë në Kosovë. Po ashtu ajo zhvilloi një debat mjaftë produktiv me stafin e akademik të këtij Fakulteti, duke u ndarë e impresionuar. Ajo theksoi se Fakulteti Juridik i UPZ-së është i njohur për të mirë pasi po nxjerrë kuadro mjaftë të përgatitur. Zonja. Papadopoulou, përkatësisht në Fakultetin Juridik ka ardhur me ftesë të dekanit, Prof. Dr. Arif Riza. Me këtë rast dekani Riza e falënderoi shefen e misionit të EULEX, për vizitën dhe ligjëratën mjaftë përmbajtjesore.
