Ndahen certifikatat për studentët e Fakultetin Juridik
07 Qershor 2017
Sot me datë 07.06.2017. në Fakultetin Juridik është bërë ndarja e certifikatave për 12 studentë të Fakultetit Juridik, të cilët kanë vijuar kursin e organizuar nga Departamenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në bashkëpunim me National Center for State Courts (NCSC/INL) në kuadër të programit “Kërko Drejtësi” për përgatitje për Klinik Juridike Penal.
Ndarjen e Certifikatave e bëri zotëri John Furnari, në prani të Prorektorit Prof. Ass. Dr. Kadri Kryeziu dhe Dekanit të Fakultetit Juridik Prof. Ass. Dr. Arif Riza.
