Deputeti i Parlamentit të Tirolit vizitoi UPZ-në
13 Korrik 2017
Me ftesën e prof.ass. dr. Kimete Canaj, Shefe e Departametit të Gjuhës dhe Letërsi Gjermane në Universitetin “Ukshin Hoti” - Prizren u organizua takimi i parë me deputetin e Parlamentit të Tirolit Ing. Hermann Kuenz si dhe përfaqësuesin për projekte për Kosovën nga Parlamenti i Tirolit z. Peter Logar.
Republika e Tirolit e ka përkrahur Kosovën nga viti 1999 me projekte të vogla në fusha të ndryshme të bujqësisë dhe arsimit, por tani do të përkrahin edhe Universitetin e Prizrenit me projekte të ndryshme.
Në këtë takim ku morri pjesë edhe Mrs. Armend Bytyqi u diskutua rreth projekteve konkrete të bashkëpunimit në fushën e arsimit:
Ofrimi i kurseve online për studentët e Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Gjernane.
Pasurimi i bibliotekës së Universitetit të Prizrenit me libra profesionale
Ofrimi i bursave një mujore për praktikë në shkolla dhe Gjimnaze të Tirolet për studentët e dalluar nga UpZ.
Si dhe pajisja e Universitetit të Prizrenit me infrastrukture teknologjike.
Qëllimi i projekteve të cilat do të realizohen duhet të kenë efekt në ngritjen e cilësisë së mësimdhënjes së gjuhës së huaj në shkollat e mesme dhe fillore.
Ne takim ishin edhe Prof. Ass. Dr. Flamur Shala, ud dekan i Filologjise, dhe Prof. Ass. Dr. Sejdi Sejdiu, shef i Departamentit te Gjuhes dhe Letersise Angleze.
