Në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe në Fakultetin e Edukimit u mbajt provimi pranues
18 Korrik 2017
Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të martën është zhvilluar provimi pranues edhe në Fakultetin e Edukimit dhe në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike për regjistrim në vitin akademik 2016/2017. Një ditë më herët, të hënën është mbajtur provimi pranues në fakultetet e tjera. Prof. Dr. Ramë Vataj, Rektor, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët edhe të martën ka bërë monitorimin e procesit të provimit pranues. Fillimisht ai i falënderoi për përzgjedhjen që kanë bërë për të aplikuar në Universitetin “Ukshin Hoti” dhe i siguroi se do të zgjedhen më të mirët në bazë të meritës dhe kushteve të konkursit.
