Në Universitetin”Ukshin Hoti”u mbajt sesion informues për mundësitë e migrimit të rregullt në vendet e BE-së
14 Nëntor 2017
Në këtë sesion informues një fjalë rasti e ka mbajtur edhe Rektori i UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj, ndërsa panelistë ishin përfaqësues nga institucionet përgjegjëse për menaxhimin me çështje të Migracionit, ambasadorë dhe shefa të misioneve diplomatike, ekspertë për çështje të migracionit nga Austria, Belgjike dhe Holanda, përfaqësues të projektit GIZ DIMAK.
Një fjalë rasti mbajti edhe Ilmi Zeka zv.ministër i Punëve të Mbrendëshme dhe koordinator nacional për migrim, Timo Langemeier, këshilltar rezident i binjakëzimit në projektin e BE-së: “Fuqizimi i Institucioneve të Kosovës në menaxhimin efektiv të migrimit”, Katy Verzelen, eksperte e migrimit në zyrën belge për migrim me temë: Migrimi i Rregullt dhe pasojat e migrimit të parregullt, Peter Schreiner, ekpert i migrimit në Ministrinë e Punëve të Brendëshme të Austrisë: Migrimi masiv nga Kosova në 2015: Analiza bazuar në përvojë. Mundësitë e migrimit të ligjshëm për në Austri, Edmond Gashi, Koordinator kombëtar për Qendrën Informuese Gjermane për Migrim, trajnimprfesional dhe karierë “Dimak”: Mundësitë e vetë-zhvillimit në Kosovë dhe mundësitë rajonale.
