Entela Kasi, kryetare e PEN mbajti ligjëratë në UPZ
22 Nëntor 2017
Entela Kasi, kryetare e PEN Qendrës së Shqipërisë poete, romansiere, përkthyese e spikatur, të mërkurën mbajti ligjëratë në UPZ, me temë: "Shqipëria e përjetshme në veprën e Kadaresë", nga studimi: lexime ndërkombëtare të veprës së Kadaresë. Studentët dhe profesorët e Fakultetit të Filologjisë të Universitetit "Ukshin Hoti" në Prizren, e mirëpritën dhe e përgëzuan! Paraprakisht ajo u prit nga u.d. Dekani i Fakultetit të Filologjisë, Prof. Ass. Dr. Flamur Shala.
