Dr. Thomas Lancaster nga Universiteti i Staffordshire ligjëroi në UPZ mbi integritetin akademik dhe rreziqet nga plagjiarizmi
23 Nëntor 2017
Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren të enjten është mbajtur ligjëratë për stafin akademik dhe studentët mbi integritetin akademik dhe rreziqet nga plagjiarizmi, nga Dr. Thomas Lancaster. Ai vjen nga Universiteti i Staffordshire dhe ka qenë pjesëmarrës edhe në Konferencën në Brno. Lancaster mban doktoratën në fushën e detektimit efikas të plagjiarizmit, nga South Bank University në Londër. Me këtë rast një fjalë rasti e mbajti edhe Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Prorektor në UPZ, i cili e falënderoi profesorin Lancaster për kohën dhe kontributin e dhënë rreth kësaj teme. Ligjërata nxiti kureshtjen e stafit akademik dhe studentëve të cilët u kyçen në diskutim përmes pyetjeve dhe komenteve. Kjo ligjëratë është organizuar nga Zyra e Këshillit të Evropës në Prishtinë.
