Urimi i Rektorit Vataj për Ditën e Flamurit!
27 Nëntor 2017
Prof. Dr. Ramë Vataj, rektor i Universitetit “Ukshin Hoti”, uron studentët, punonjësit e Universitetit dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë për Festën e 28 Nëntorit, Ditën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe të Flamurit Kombëtar, Ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jasharit dhe Ditën e daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
28 Nëntori është datë e shënuar në memorien e shqiptarëve që përmbledh aspiratat për liri dhe unitet. Këtë ditë të bëhemi bashkë, nën flamurit kuq e zi, për të kujtuar rrugën që e kemi kaluar deri më sot, gjakun e dëshmorëve të rënë dhe brezat që janë sakrifikuar për liri.
Urime Festa e Flamurit!
Prof. Dr. Ramë Vataj
Rektor i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren
