Prof. Dr. Jörg Meier profesorë në Universitetin e Tirolit viziton UPZ-në
27 Nëntor 2017
Prof. Dr. Ramë Vataj, rektor i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën ka pritur në takim Prof. Dr. Jörg Meier profesorë në Universitetin e Tirolit. Gjatë ditëve në vijim ai do të mbajë një sërë ligjëratash në UPZ. Në takim është diskutuar për mundësinë e zhvillimit të mëtutjeshëm të degës së gjuhës gjermane. Prezent ishin edhe Prof. Ass. Dr. Kimete Canaj, shefe e degës së gjuhës gjermane në Fakultetin e Filologjisë dhe koordinatori për zhvillimin e cilësisë PhD. Cand. Jasmin Jusufi.
